Futboll Sport

“JAM SHUMË I…”/ Deklarata e Icardit shndërrohet në stuhi polemikash te Argjentina

Ka mjaftuar një frazë e Mauro Icardi, që në Argjentinë të shpërthejë stuhia e polemikave. Ose të paktën kjo është ajo që shkruajnë e përcjellin të përditshmet sportive nga vendlindja e Icardit. Kapiteni i Inter, gjatë ditëve të kaluara, në përfundim të një séance stërvitore foli për gazetarët dhe u shpreh në lidhje me ndryshimet në përfaqësuesen e Argjentinës pas Botërorit “Rusi 2018”.

I lënë jashtë ekipit që përfaqësoi Argjentinën në Kupën e Botës në Rusi, nën drejtimin e ish-trajnerit Jorge Sampaoli, ndërsa i rikthyer tashmë nën drejtimin e Scaloni, Icardi deklaroi: “Jam shumë i lumtur që të vijoj me këtë project të ri. E nisëm 3-4 muaj më parë. Jemi të gjithë të rinj, ka ndryshuar edhe atmosfera, jemi një grup të rinjsh që kanë nisur këtë aventurë të re dhe jemi të lumtur dhe krenarë që përfaqësojmë vendin tonë”.

Me shumë mundësi, në fjalët e futbollistit zikaltër nuk kishte asgjë të qëllimshme për të bërë polemikë. Por media të ndryshme elektronike në Argjentinë shkruajnë: “Bëri një analizë post eliminimit nga Kupa e Botës duke dhënë një deklaratë që solli polemika në grumbullimin e kombëtares argjentinase. Një nga versionet që tingëllonte si më e forta, mbi mungesën e futbollistit intersit mes të grumbulluarve të Sampaolit në Botëror ishte ajo që sipas tij e kishte lënë jashtë ekipit për shkak të stilit të tij të jetesës, të papranuar nga garda e vjetër e skuadrës. Për këtë motiv, fjalët e Icardit kanë tërhequr shumë vëmendje”.

Related posts

LIVE/ Starton sfida Champions Juventus-Bayer Leverkusen

Delo.autor

DY SEANCA NË DITË, ASNJË PUSHIM/ Pique “rebelohet” ndaj trajnerit të ri

Delo.autor

GAFA E ROMËS NË START TË SEZONIT TË RI/ Mbrojtësi Kumbulla mund të provojë humbjen e parë në tavolinë…

Delo.autor

Leave a Comment