Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Tulipanët mposhtin Kampionen e botës

Holanda ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Kampiones së botës, Francës me rezultatin minimal 1-0 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Franca kishte fituar në ndeshjen e parë ndaj Holandës në Grupin 1 të Ligës A, mirëpo sonte skuadra  e Ronald  Koeman e mposhti sonte në shtëpi, shkruan Gazeta Express.

Në këtë ndeshje u shënuan dy gola, atë e shënoi mesfushori i Liverpoolit Georginio Wijnaldum në pjesën e parë dhe në fund të pjesës së dytë Memphis Depay nga pika e bardhë.

Me këtë fitore Holanda është e pozicionuar në vendin e dytë me gjashtë pikë, një më pak se Franca në vendin e parë.

Holanda ndeshjen e ardhshme luan si mysafir ndaj Gjermanisë.

Related posts

MJAFTOJNË 3 MINUTA LOJË/ Belgjikë-Danimarkë hapet me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

SKANDALI/ Serbia ndalon boksierët kosovarë, Shqipëria tërhiqet nga botërori

Delo.autor

Boksierja kuqezi Elsidita Selaj, medalje argjendi në Europianin U-18 (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment