Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Uellsi e bën dramë ndaj Danimarkës, Bullgaria merr barazim në Qipro

Në Ligën B, Sllovakia mposhti me rezultatin e thellë 4-1 Ukrainën, në një sfidë që për skuadrën e Shevchenkos nuk kishte asnjë rëndësi, pasi e kishte siguruar më herët vendin e parë në grup, ndërsa vendasit luajnë për të shmangur vendin e fundit.

Mori fund edhe ëndrra e Uellsit që të renditet e para në grupin 4 të Ligës B, pasi në ndeshjen e fundit përballë Danimarkës në shtëpi, u mposht me rezultatin 1-2.

Danezët shënuan nga një gol për çdo pjesë, ndërsa rrjeta e Gareth Bale në minutën e 89’ shërbeu vetëm për statistikë për uellsianët, që më datë 20 do të vijnë në “Elbasan Arena” për miqësoren ndaj Shqipërisë.

Bullgaria dhe Norvegjia lanë të hapur çështjen e kreut të grupit 3 të Ligës C, pasi nuk shkuan më shumë se barazimet 1-1 në transfertat respektive ndaj Qipros dhe Sllovenisë.

Një rezultat mjaft i rëndësishëm ishte barazimi 1-1 në Limasol mes Qipros edhe Bullgarisë, edhe për kombëtaren shqiptare, që nëse mbetet në vendin e fundit në grup, garon me Qipron për të mbetur në Ligën C.

Aktualisht Qipro ka vetëm një pikë dhe një ndeshje për të luajtur pas 3 ditësh në shtëpi ndaj Norvegjisë, ndërsa kuqezinjtë kanë 3 pikë dhe do të presin nesër në mbrëmje Skocinë.

Related posts

SFIDAT KUALIFIKUESE “EURO 2020” ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Edy Reja: Po studioj lojtarët e rinj, më pas do të

Delo.autor

Komisioni i Disiplinës godet me dorë të rëndë Flamurtarin

Sadik.Autor

​Klopp e mbron Salahun pas akuzave për simulim, “FAF” nuk pranoi ta dënojë egjiptian

Delo.autor

Leave a Comment