Basketball Të tjera

NBA/ Golden State zhgënjen sërish, humbje edhe për Boston e Lakers

Vijon momenti i keq për skuadrën kampione të Golden State, që sot u mund 112-109 nga Dallas, humbja e dytë radhazi për Warriors, që pavarësisht dështimit ruajnë kreun e renditjes në Perëndim. Një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri, me të pestë titullarët e Mavericks që realizuan mbi 13 pikë. Më i miri për Dallas ishte Doncic me 24 pikë, mbështetur edhe nga Barnes me 23, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Durant dhe 22 të Thompson.

Zhgënjen edhe skuadra e Lakers, që pas katër fitoresh u mund 130-117 nga Orlando, sfidë ku vendasit patën epërsi në shumicën e kohës. Vucevic realizoi 36 pikë e 13 rebaund për Orlando, ndërsa 22 pikët e James për Lakers mbetën për statistikë.

Një fitore të lehtë korri skuadra e Houston, që mundi 132-112 sacramento, sfidë gjithnjë nën diktatin e vendasve, që  shkëputën nga perioda në periodë, me të zakonshmin Harden që ishte shënuesi më i mirë, autor i 34 pikëve. Por ai u mbështet edhe nga Paul me 24 pikë e  Capela me 23 pikë e 16 rebaund.

Skuadra e Boston, 24 orë pas fitores ndaj Torontos, u mund 98-86 nga Utah Jazz, sfidë e komanduar nga vendasit, që korrën suksesin e tetë sezonal. Mitchel me 28 pikë bëri diferencën në parket, duke fituar duelin me Irving për vendasit, që e mbylli me 20 pikë.

Ekipi i Oklahoma Thunder, falë 32 pikëve e 11 rebaund të George mundi 110-100 Phoenix në fushën e këtij të fundit, ndërsa Clippers mposhtën 127-119 Brooklyn jashtë fushe. Vendasit e dominuan takimin shumicën e kohës, por kalifornianët rikuperuan në minutat e fundit dhe përmbysën disavantazhin, duke triumfuar falë 28 pikëve të Gallinari e 27 të Harris. Ky është suksesi i 4-t radhazi për Clippers.

NBA – Rezultatet e sotme

Brooklyn – Clippers, 119-127

Charlotte – Philadelphia, 119-122

Indiana – Atlanta, 97-89

New Orleans – Denver, 125-115

Orlando – Lakers, 130-117

Boston – Utah Jazz, 86-98

Chicago – Toronto, 83-122

Houston – Sacramento, 132-112

Dallas – Golden State, 112-109

Phoenix – Oklahoma, 100-110

Related posts

Sharapova: Nuk do të bëhem kurrë mike me Serenën

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Lewis Hamilton i përulet Verstappen: Përgëzoj Max për titullin kampion dhe skuadrën e tij

Delo.autor

Europiani: Shqipëria “leksion” Kroacisë, kuqezinjtë të pamposhtur në shtëpi

Isa.Autor

Leave a Comment