Futboll Ligue 1 Sport

PO I MAHNIT TË GJITHË/ Bayern, Dortmund dhe Schalke në gjurmët e kryegolashënuesit të Ligue 1

Nuk është Kylian Mbappe, as Neymar. Golashënuesi më i mirë i Ligue 1 aktualisht është Nicolas Pepe dhe ai luan te OSC Lille.

Tetë gola dhe shtatë asiste ka bërë sulmuesi anësor për të tërhequr vëmendjen e klubeve gjermane.

Së fundmi Sport Bild ka raportuar se interesi i Schalke 04 ekziston prej muajve. Por tani duan të “fusin hundët” edhe dy gjigantët e Bayern dhe Borussia Dortmund.

Gjatë një interviste me Telefoot, sulmuesi ka folur për thashethemet. “Një preferencë mes Dortmund, Bayern dhe Arsenal? Janë klube të mëdha.

“Unë nuk di asgjë për këto thashetheme. Por është e bukur t’i dëgjosh,” shpjegon Pepe i cili mund të largohet në fund të sezonit nga Lille.

Dhe vetë Pepe nuk e di se çfarë do të bëjë: “Të largohem nga Lille në fund të sezonit? Nuk  di akoma çfarë do të bëj nesër…”

Related posts

U AFRUA ME BUJË NË MERKATON E VERËS/ Sulmuesi i Milanit nis bisedimet për rikthimin tek…

Delo.autor

PLAS TEK GJERMANIA/ Dy lojtarët e Bayern Munich sherr me njëri-tjetrin, ja shkaku…

Delo.autor

MOTO GP/ Një super Dovizioso triumfon në Austri

Delo.autor

Leave a Comment