Futboll La Liga Sport

REAGIMI I LOJTARIT / Gjesti i Asensio-s mund të ketë pasoja

Marco Asensio nuk e priti shumë mirë mungesën e tij kundër Victoria Plzen. Spanjolli priste të ishte në lojë dhe të fitonte besimin kundër një rivali shumë më inferior ndaj Real Madrid.

Jo vetëm që nuk luajti nga fillimi, por iu desh ta shihte të gjithë ndeshjen nga stoli. Para tij, mundën të luanin Isco, Vinicius Jr dhe Javi Sanchez, lojtarë i Castilla-s, i thirrur nga Solari.

Fytyra e spanjollit tregonte gjithçka. Ish lojtari i Mallorca-s nuk donte t’ia dinte për asgjë në fund të ndeshjes, shkoi direkt në dhomat e zhveshjes dhe nga aty drejt autobusit, pa folur me askënd.

Zemërimi i Asensio ishte i madh dhe kjo u vu në dukje. Një gjest që nuk i pëlqeu shumë Solari-t, i cili nuk e priti mire dhe që mund të sjellë pasoja për Marcon. Një përjashtim tjetër, për shembull.

Related posts

Spalletti: Ju tregoj kush e bëri diferencën ndaj Milanit. Kam një lojtar që vrapon 14 km

Delo.autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Salzburg-Bayern Munich. Rezultati 2-6

Delo.autor

Rrëfimi i Benitez: Më ofruan të bëhem trajneri i Spanjës por unë…

Isa.Autor

Leave a Comment