Moto GP Sport

ROSSI RRËZOHET 4 XHIRO NGA FUNDI/ Marquez “falënderon” dhe fiton në Malajzi

Marc Marquez me Honda fitoi sot garën e  Çmimit të Madh të Malajzisë në Moto GP, suksesi i nëntë sezonal për kampionin e botës, që edhe pse e nisi garën nga vendi i shtatë arriti të rikuperojë dhe të triumfojë. Ai përfitoi nga një gabim i Valentino Rossit 4 xhiro nga fundi, që u rrëzua në momentin kur kryesonte garën, duke humbur kështu mundësinë që të korrte suksesin e parë sezonal. Në podium, bashkë me Marquez, u ngjitën edhe spanjolli Alex Rins dhe Suzuki e francezi Johann Zarco me Yamaha Tech 3.

Rossi, që e nisi garën nga vendi i dytë, bëri një garë të mirë, duke qenë gjithnjë në krye, madje duke patur edhe një avantazh të lehtë prej 1-2 sekondash nga ndjekësit. Marquez bën një rikuperim  fantastic dhe vihet në ndjekje të italianit me Yamaha dhe kur pritej që në xhirot e fundit të niste një duel I fortë mes tyre, Rossi rrëzohet, pasi goma e përparme humbet aderencën me asfaltin. Një garë anonime kjo për Andrea Dovizioso me Ducati, që u rendit i pesti, pas Maverick Vinales me Yamaha (i katërti). Gara e fundit sezonale, pas dy javësh, në Valencia.

Related posts

ZBARDHET TAKIMI ME PRESIDENTIN PEREZ/ Mbrojtësi Ramos trondit Realin: Do shkoj bashkë me Messin tek…

Delo.autor

Iku Ronaldo, Georgina ekspozohet për herë të fundit në Botëror (FOTO)

Sadik.Autor

U KËRKUA ME NGULM NGA “DEMAT” DHE KUKËSI/ Sulmuesi 21-vjeçar firmos me skuadrën kroate

Delo.autor

Leave a Comment