Futboll Sport

SI I IBRA/ Bytyqi i çmend të gjithë me golin “taekwondo” (VIDEO)

Zlatan Ibrahimoviç është një lojtar i madh dhe golat spektakolarë i ka të shumtë. Një prej tyre e ka shënuar kundër Marsejës me një gjuajtje të denjë për “taekwondo”. Së fundmi e ka imituar edhe një shqiptar sulmuesin që tani luan me Los Anxheles Galaksi.

Zymer Bytyqi, mesfushori 22-vjeçar i Viking në Norvegji, të dielën ka shënuar golin e avantazhit 1-2 kundër Mjondalen. Identik si goli i Ibrës, me një goditje “vdekjeprurëse”. Sigurisht që rrjeta e tundur prej mesfushorit ka bërë xhiron e botës në internet.

Bytyqi, i lindur në Belgjikë, pat shkëlqyer në moshë të re me Sandnes Ulf dhe Salzburgu e pat blerë për 675 mijë euro në janar të vitit 2013. Mesfushori ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Norvegjisë.

Related posts

“NA U FIK AVIONI NË AJËR”/ Trajneri Shehu rrëfen tmerrin: Në Beograd rrezikuam…

Delo.autor

MERR FUND ECURIA NEGATIVE/ Skuadra e Ancelottit mposht me përmbysje Fulham

Delo.autor

Kampionati i TAEKWONDOS/ Sportisti SHQIPTAR valvit flamurin KUQEZI në SERBI

Isa.Autor

Leave a Comment