Moto GP Të tjera

THYEN REKORDIN 27-VJEÇAR/ Piloti turk shkruan historinë e motoçiklizmit (VIDEO)

Can Oncu, një emër i panjohur në botën e motoçiklizmit, ka shkruar sot historinë e këtij sporti. Në garën e tij të parë në Botërorin e Moto3, atë të zhvilluar sot në pistën e Valencia, piloti 15-vjeçar turk ka arritur të triumfojë me motorin KTM. Ai mori pjesë në këtë garë, e fundit e këtij sezoni, falë një ftese dhe nuk zhgënjeu, duke qenë piloti më i ri në moshë që fiton një garë në Botërorin e motoçiklizmit.

Në moshën 15 vjeç, 3 muaj e 23 ditë, ai theu rekordin e pilotit më të ri fitues, që mbahej prej 27 vitesh (1991) nga japonezi Noboru Ueda. Jo vetëm kaq, por Oncu fitoi në një pistë të vështirë si ajo e Valencia, e lagur dhe e rrëshqitshme për shkak të shiut që kishte rënë gjatë natës, duke e dominuar atë gjatë gjithë kohës.

Edhe pse për të marrë pjesë në një garë zyrtare të motoçiklizimit duhet limiti i moshës 16-vjeça, KTM i dha pilotit të ri turk mundësinë të zbresë në pistë dhe ai konfirmoi se është një talent. Një triumf i papritur por i merituar i Can Oncu, që e nisi garën nga vendi i katërt, por në fund arriti të triumfojë, duke përfituar edhe nga gabimet e rivalëve të tij.

Related posts

LeBron: Jam si vera, sa më shumë plakem aq më i mirë bëhem

Sadik.Autor

AKSIDENTI NË SILVERSTONE/ 1.5 milionë euro dëme, Red Bull apelon vendimin e komisarëve ndaj Hamilton

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Garat e Kanadasë dhe Brazilit në dyshim, Formula 1 bëhet gati për “planin B”

Delo.autor

Leave a Comment