Futboll La Liga Sport

VJEDHJE APO IDE GJENIALE/ “Superclasico” kthehet në një histori SPIUNAZHI

Mungojnë akoma edhe gjashtë ditë nga ndeshja e kthimit të finales së Kupës Libertadores, por ethet për “Superclasico”-n nuk kanë ndërmend të pakësohen. Do të rifillojë gjithçka… nga 0-0, edhe pse takimi i parë është mbyllur 2-2, sepse golat në transfertë nuk merren në konsideratë në finalen e madhe. Është e vështirë që në Argjentinë të mendohet për diçka tjetër këtë javë. Sigurisht, nëse më pas futen edhe historitë e spiunazhit, të vërteta ose të supozuara, atëherë atmosfera nuk mund të jetë shumë e qetë.

VJEDHJA – Çfarë ka ndodhur? Sipas “AS”, në rrjetet sociale po qarkullojnë disa fotografi ku shfaqen të dhëna taktike, që janë të futura në disa skeda me logon e River Plate. Këto janë postuar bashkë me pasaportën e Marcelo Gallardo, trajneri i “Millonarios”. Sipas shtypit argjentinas, të gjitha këto janë marrë nga makina e teknikut.

Një hajdut me fat dhe… ndoshta tifoz i Bocas, që duket se ka gjetur thesarin e fshehur të trajnerit të River, “Gralin e Shenjtë”: direktivat taktike të rivalëve të përjetshëm për ndeshjen më të rëndësishme të historisë së klubit. A ka mënyrë më të mirë për t’i prishur përgatitjen kundërshtarit se t’i tregosh të gjithë botës strategjitë e përgatitura për takimin e kthimit?

KOMPLOT – Një histori e besueshme, por duke parë se bëhet fjalë një ndeshje kaq të rëndësishme, gjithçka mund të mos jetë siç duket. Në fakt, janë të shumtë ata që flasin për një komplot. Sipas “AS”, ka nga ata që thonë se bëhet fjalë për një gjë të organizuar nga vetë River Plate, me synimin për të ngatërruar Schelotto-n dhe Boca-n e tij. Nëse është kështu, do të bëhej fjalë për një lëvizje gjeniale.

Në Argjentinë imazhet po bëjnë xhiron e telefonave, duke i dhënë të gjithëve një mundësi për të parë planin e mundshëm që Gallardo-s ka përgatitur për ndeshjen. Në këtë pikë topi kalon te rivalët. T’i besojnë historisë së vjedhjes dhe të ndryshojnë strategjinë e ndeshjes në bazë të informacionit që po qarkullon në internet, apo jo, duke rrezikuar të humbasin një rast më shumë unik se të rrallë? Një histori absurde, por e denjë “Superclasico”-n më të rëndësishëm të historisë së futbollit.

Related posts

LIVE/ Partizani-Skënderbeu: Dueli për titullin, “demat” dhe “ujqërit” përplasin brirët

Isa.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Sampdoria-Juventus. Rezultati 0-2

Delo.autor

ISH-SULMUESI VIERI SULMON UEFA-N PËR SUPER LEAGUE/ Wenger: Europa do të shkatërrojë Premier League

Delo.autor

Leave a Comment