Futboll Premier League Sport

​RINGJALLJA E MAN UNITED/ Pas shkarkimit të Mourinhos, çfarë ka ndryshuar?

Që kur Manchester Unitedi i ndau rrugët me Jose Mourinhos dhe ia dha pozitën e tij përkohësisht Ole Gunnar Solskjaerit, rezultatet e këtij ndryshimi në fushë kanë qenë drastike, me tri fitore nga po aq ndeshje.

Lojtarët duken më të lumtur dhe stili sulmues i futbollit, që zakonisht është lidhur me “Djajtë e kuq”, është kthyer në Old Trafford, pasi që futbollistët e këtij klubi arritën t’i shënojnë plot 12 gola në vetëm tri ndeshje.

Por, çfarë ka ndryshuar saktësisht që e ka shkaktuar një ndryshim kaq të madh në Old Trafford?

Më shumë liri për lojtarët

Ekipi luan me më shumë liri nën Ole Gunnar Solskjaer sesa nën Jose Mourinhon. Nëse shikohen tri ndeshjet e fundit, Manchester Unitedi është duke luajtur me më shumë liri dhe është me agresiv në presionin që e bëjnë lojtarët në fushë.

Dominimi i posedimit

Një nga kërkesat që Solskjaer e ka bërë për lojtarët e tij është që ata duhet të përmirësohen në posedim të topit. Trajneri i ri dëshiron që Unitedi t’i dominojë ndeshjet dhe ai e ka arritur këtë gjë në tri ndeshjet e para të tij: 72 përqind kundër Cardiffit, 65 përqind kundër Huddersfieldit dhe 63 përqind kundër Bournemouthit.

Rashfordi në pozitën e qendërsulmuesit

Marcus Rashford ka qenë qendërsulmuesi gjatë këtyre tri ndeshjeve me Solskjaer. Lukaku e zëvendësoi anglezin pas ky i fundit e pësoi një lëndim të lehtë në ndeshjen e djeshme kundër Bournemouthit dhe u përgjigj me një gol. Mirëpo, zgjedhja e norvegjezit për këtë pozitë duket se do të mbetet Rashfordi.

Më shumë gola sesa me Mourinhon

Manchester Unitedi me Mourinho arriti t’i shënojë vetëm 38 ndeshje në plot 24 ndeshje  me një mesatare  prej 1.58 golave për ndeshje. Me Solskjaer, tri ndeshje janë luajtur dhe “Djajtë e kuq” i kanë shënuar 12 gola, me një mesatare prej 4 golave për ndeshje.

Pogba është lojtar tjetër pa Mourinhon

Francezi ka arritur t’i shënojë katër gola dhe t’i bëjë tre asiste në vetëm tri ndeshje me trajnerin e ri në Premierligë. Ai e ka shënuar një gol më shumë në këto tri ndeshje me Solskjaer sesa në plot 17 ndeshjet me Mourinhon.

Fellaini lihet anash

Mesfushori belg ka qenë një ndër lojtarët që është ndikuar më së shumti nga vendimi për ndryshimin e trajnerit. Nën Mourinhon, ai ka marrë pjesë në 13 ndeshje këtë sezon, por ka luajtur vetëm tre minuta me norvegjezin.

Rëndësia e Ander Herreras

Mesfushori spanjoll, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit, ka performuar në një nivel të lartë në këto tri ndeshje me Solskjaer. Ai ka startuar në dy ndeshje, si dhe është përdorur si zëvendësim në fillim të pjesës së dytë në tjetrën. Ai madje arriti ta shënojë një gol të mrekullueshëm në ndeshjen kundër Cardiffit.

Në epërsi qysh në pjesën e parë

Që nga ndryshimi i trajnerit, Manchester Unitedi ka arritur të kalojë në epërsi qysh në fillim në të tri ndeshjet e zhvilluara. Një gjë e tillë, të jesh në epërsi qysh në pjesën e parë të ndeshjes, ndodhte rrallëherë nën drejtimin e ish-trajnerit, Jose Mourinhos.

Related posts

ATALANTA – MILAN/ “Kuqezinjtë” dyfishon shifrat, shënon Calhanoglu

Delo.autor

Pas Batshuayi, një tjetër lojtari i Chelsea shkon drejt Dortmundit…

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Bayerni arrin marrëveshjen për të transferuar këtë SUPER sulmues

Isa.Autor

Leave a Comment