Futboll Sport

BEFASUESE/ Lamtumirë kohës shtesë dhe rivënieve anësore, Lineker ndryshon futbollin

Të luash është bukur. Sigurisht, ndonjëherë ka disa rregulla që duhen eliminuar. Shumë qendërsulmues, veçanërisht ata që nuk janë shumë të shpejtë, ku i dihet, ndoshta do të eliminonin rregullin e pozicionit jashtë loje. Gary Lineker ka dhënë mendimin e tij në lidhje me këtë temë. Po të ishte për të, do të kishim një revolucion të vërtetë.

Fillimisht, ish-ylli i futbollit anglez ka sugjeruar goditje dënimi më të shpejta. Skuadra kundërshtare ka bërë faull, pse zgjedhja në sulm duhet të limitohet? Por jo vetëm kaq: sipas ish-sulmuesit të “Tre Luanëve”, lojtari duhet të ketë të drejtën t’ia pasojë topin vetes në një goditje dënimi, duke mos i dhënë mundësinë kundërshtarëve të pozicionohen.

Revolucioni i dytë? “Do të eliminoja rivëniet anësore me duar. Për çfarë duhen? Lojtarëve u duhet shumë kohë për t’i ekzekutuar: ule topin dhe gjuaje drejt zonës së rreptësisë!”. Nga ana tjetër, siç ka shpjeguar Lineker, quhet “foot-ball”. Ç’hyjnë duart?

Duke qëndruar te duart, Lineker është i mendimit se duhet ndëshkuar çdo prekje e topit me dorë, qoftë e vullnetshme ose jo. Në fund, Lineker ka thënë se pas 90 minutave lojë duhet të gjuhen menjëherë penalltitë në rast barazimi: “Do të luaja 90 minuta, më pas penallti. Koha shtesë nuk ka kuptim, askush nuk është më në gjendje të vrapojë”.

Related posts

NGA SPASTRIMI NË RIKONFIRMIM/ Kumbulla “pushton” Mourinho dhe përpiqet të rifitojë Romën

Delo.autor

Alberto Moreno: “Salah ka frikë, ja çfarë bën në stërvitje”

Sadik.Autor

E PAZAKONTË NGA IRANI/ Mashtronte femrat për të bërë seks, denoncohet sozia e Messit

Delo.autor

Leave a Comment