Futboll Sport

E BUJSHME/ ​Messi merr vendimin përfundimtar për Kombëtaren e Argjentinës…

Sipas televizionit argjentinas, TN, ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i ka shprehur Federatës së Futbollit të Argjentinës dëshirën për t’u kthyer në skuadrën e Kombëtares argjentinase para turneut të Kupës së Amerikës, që zhvillohet në Brazil në vitin 2019.

31-vjeçari ka luajtur për herë të fundit për Kombëtaren e Argjentinës në ndeshjet e turneut të Kupës së Botës në Rusi dhe do të mungojë edhe në ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Në Rusi, Kombëtarja e Argjentinës u eliminua nga Franca në 1/8 e finales me rezultat 4-2, por Messi arriti të shënojë në fitoren e vetme të tyre në këtë turne, kundër Nigerisë. Megjithatë, ai e humbi penalltinë kundër Islandës.

Por, tani duket se ai është më afër kthimit të tij se kurrë më parë dhe TN pretendon se ylli i Barcelonës ia ka vënë syrin turneut të Kupës së Amerikës. Për këtë gjë, ai u takua me presidentin  e Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia, në Madrid javën e kaluar.

Gjatë këtij takimi, Messi thuhet se e ka shprehur dëshirën për t’u kthyer kurdo që trajneri e sheh të arsyeshme ta thërrasë atë, pasi që ai nuk dëshiron t’i japë fund karrierës së tij me Argjentinën në mënyrë zhgënjyese, pas dështimit në Kupën e Botës.

Related posts

“EURO 2020″/ Ndeshje spektakolare, Spanja mposht me penallti Zvicrën dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Delo.autor

SUPERIORJA LUAN JAVËN E 15 NË MESJAVË/ Spikat derbi Partizani-Tirana, ja sfidat e fundit të vitit 2021…

Delo.autor

Dyfishon Marseille, Salzburgu i Berishës ndëshkohet për herë të dytë (Video)

Sadik.Autor

Leave a Comment