Boks Sport

E BUJSHME/ Një vit larg skenës, ish-kampioni LEGJENDAR premton rikthimin e papritur

Ish-kampioni i botës për peshat e rënda në boks Wladimir Klitschko po përgatitet të kthehet në arenën e boksit për të sfiduar kampionin aktual anglez Anthony Joshua.
Vetë menaxheri i Joshua, Eddie Hearn bëri me dije për mediat botërore se vetë 42-vjeçari ukrainas i ka kontaktuar personalisht për të kërkuar një ndeshje për vitin e ardhshëm ndaj Joshuas.

“Ai dëshiron të rikthehet në ring, është në formë dhe pasioni e dashuria që ka për sportin e boksit e ka motivuar edhe më shumë. Më ka kontaktuar dhe më ka thënë se është gati të mposhtë këdo në këtë divizion”, deklaroi Hearn.

Klitschko ishte njëri prej boksierëve më të suksesshëm i viteve 2000 duke mbrojtur titujt kampionë për 11 vite radhazi. Ai e mbylli karrierën me dy humbje ndaj Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas.

Ai deklaroi në gusht të vitit të kaluar se tërhiqej nga boksi. Por, tashmë dëshira për të shkaktuar një rikthim të bujshëm në ringun e boksit e ka shtyrë që të mendojë seriozisht një përballje të dytë me Joshuan në 13 prill të 2019 në stadiumin legjendar të Londrës “Wembley”.

Related posts

I MUNDI KAMZA/ Plori: Mbrojtësit bënë gabime foshnjarake, Rrahim nuk do të jetojë në Krujë

Isa.Autor

JAVA E TRETË NË SUPERIORE/ Zbulohet axhenda, ja kur luhen 5 sfidat interesante…

Delo.autor

DALIN PAMJET/ Aksidenti AJROR ku humbi EMILIANO SALA, hetimet zbulojnë MBETJET e avionit

Delo.autor

Leave a Comment