Mesa duket aventura e Mesut Ozil me klubin e Arsenal po vjen drejt fundit. Ekipi nga Londra nuk janë të kënaqur me performancën e turko-gjermanit dhe kërkojë që ta shesin mesfushorin që në merkaton e janarit.
Mesfushori erdhi nga Reali i Madridit në vitin 2013, por mesa duket kjo ishte e gjithë aventura e tij në “Emirates”. Ekipi i drejtuar nga Unai Emeri janë të gatshëm ta shesin për 28 milionë euro lojtarin.
Sipas “The Sun”, Interi është pretendenti kryesor për të marrë shërbimet e mesfushorit, i cili ka kohë që ka qenë dhe parë me kujdes çdo lëvizje që ishte duke ndodhur ne Ozil dhe klubin e tij aktual, Arsenalin.