Futboll Shqipëri Sport

FRIKA TEK MBIJETESA/ Ardian Mema: Çdo ndeshje finale për Tiranën, ja çfarë po më vret…

Fitorja e fundit e Kastriotit ndaj Flamurtarit, duket se ka krijuar më shumë presion te Tirana, që do të jetë rivali i radhës për krutantët. Këtë presion e ka pranuar trajneri Ardian Mema, që ka folur sot në një prononcim për mediat, në prag të ndeshjes me skuadrën e Stavri Nicës. Mema është shprehur se tashmë nuk ka më vend për gabime, fitorja është detyrim për skuadrën, ndërsa pret reagimin e lojtarëve. Ai tha se humbja në derbi ka krijuar vështirësi në përgatitjen e ndeshjes së radhës, ndërsa la të hapur faktin se në formacion do të ketë ndryshime. Ai është shprehur se nuk ndjen tradhti nga lojtarët, ndërsa shtoi se ata kanë bërë diçka në aspektin e lojës. Ardian Mema pret me padurim merkaton e janarit, por nuk është optimist për faktin se mund të gjenden futbollistë cilësor në këtë periudhë.

Kastrioti — Ndeshje shumë e vështirë dhe kjo, sepse ndeshja e fundit ka lënë një lloj traume tek ekipi. Kampjonati është bërë i vështirë, Kastrioti fitoi në ndeshjen e fundit me Vlorën. Gjithsesi duhet të pregatitemi për çdo ndeshje, që të jetë si finale për Tiranën. Nuk kemi kohë të presim më asgjë, sepse këtë lloj situate duhet ta kalojmë sesbën. Kjo kalohet me punë, përpjekje dhe përqëndrim.

Ndryshimet pas derbit? — Kam dhënë një deklaratë në shtyp atë ditë, dhe ka qenë e gabuar. Jam shprehur në shtypin e shkruar për Dokën, por ishte një gabim dhe i kam kërkuar falje pas ndeshjes. Duhet të kemi një lloj standardi me njerëzit, nuk duhet të denigrojmë dikë, ishte padashje, unë i kam kërkuar falje sepse unë ashtu e kam parë dhe ndoshta kam qenë dhe me doza emocionale. Pjesa tjetër se si pregatitet ekipi pas derbit, kjo sinqerisht është e vështirë. Ekipi ka pasur probleme me derbin, gjithsesi ka lënë gjyrmë në dy-tre ditët e para të javës. Megjithatë, unë kam folur dhe jam përpjekur që ta zbusë situatën për të menaxhuar grupin dhe për të kaluar në ndeshjen e radhës ashtu si duhet. Mund të kemi ndryshime dhe në formacion edhe në vazhdimësi. Gjërat duhet të ndryshojnë sepse nuk jemi ekip, ose të paktën unë në këndvështrimin tim duhet ti shohë gjërat më ndryshe, sepse ka diçka që nuk ecën.

I tradhtuar nga lojtarët? Të them të drejtën e kam të menduar, të analizuar, por të pësosh gola në atë formë, edhe po të jesh ti në pozicionin tim, do të vinte shumë keq. Gjithsesi, në përqindjen e lojës ka qenë mirë besoj, ka pasur ndeshje që kemi luajtur më mirë se kundërshtarët. Unë e kam përgatitur ndeshjen çdo javë, por gabime të tilla sinqerisht që kushtojnë dhe do shpresoj që të mos kemi më kështu.

Ndryshime në qendër të mbrojtjes? Të them të drejtën Hoxhallarit i kam thënëve nuk të vë faj për golin e dytë, sepse të gjithë na ka ndodhur, unë kam qenë futbollist dhe vet. Kur flasim për golin e parë, ajo ka qenë një vendosje shumë e gabuar e të dy qendërmbrojtësve tanë. Ka lënë pas shpine të dy sulmuesit e atyre, kjo ka qenë pjesë e analizës sime.

Deklaratat për të papërgjegjshmit? — I papërgjegjshëm do të thotë, se loja është 90 minuta, përqëndrimi duhet të jetë më shumë se kaq. Ky ekip nuk duhet të humbi përqëndrimin sepse nga kjo kemi pësuar gola. Po të marrësh në kronologji ngjarjet, lojërat tona kanë qenë të mira, por kemi pësuar gola. Kjo është pjesa që kemi analizuar gjatë gjithë kohës. Ne kemi humbur kohë duke analizuar këtë. Kjo në të ardhmen duhet të mbyllet, le të në shënojë ekipi kundërshtar duke luajtur më mirë se ne, por jo të humbësh ndeshjen në këtë lloj mënyre.

Frika? Ju keni të drejtë të më pyesni për çdo gjë dhe unë jam i detyruar të përgjigjem. Por nuk është frikë të fitosh sepse çunat kanë punuar. Në shumicën e ndeshjeve kemi dalë në avantazh, kjo është pasaj pjesa që unë nuk mund ta them dot këtu, sepse kemi folur gjatë gjithë kohës me lojtarët dhe i bie tu rikthehem gjërave nga e para. Por që ne duhet të shohim përpara sepse kjo është pjesa që ne na duhet.

Cilësia e lojtarëve? –Po të marim në analizë lojtarët, sepse kjo është një konferencë për shtyp që unë po bëj këtu me ju, por do pak kohë që të analizosh se kush është i gatshëm të luaj dhe kush nuk luan realisht. Trajneri ka besim te lojtarët, por megjithatë, diferencën duhet ta bëjnë në stërvitje. Le të më japin sinjalin e duhur që të jenë pjesë e lojës.

Gentian Muça?— Genti është në një moment riardhje po themi, i duhet dhe pak kohë për të arritur te momenti për të luajtur sepse ka kaluar atë dramë që ka kaluar. Është një faktor pozitiv në ekip.

Çfarë ndodh nëse mundeni? Është një pyetje që më është bërë çdo javë, por tani nuk mund të jap dot përgjigjen e kësaj pyetje.

Merkato? Një nga bisedat që kam pasur me presidentin është dhe merkato e janarit. Nuk ekziston fjala financa fare sepse ato janë të padiskutueshme. Çështja është nëse do gjenden lojtarët që ne pretendojmë dhe do jenë cilësor sa duhet sepse janari është shumë i shkurtër. Kjo është pjesa që më vret më tepër.

Related posts

Antonio Conte “harron” futbollin, tani fillon të luajë volejboll (FOTO)

Isa.Autor

“PARTIZANI I DAJËS DO TË JETË PËR TITULL”/ Ish-kapiteni Beqiri: “Goditja” më e madhe në merkato është…

Delo.autor

Me XHAKËN dhe SHAQIRIN, Zvicra synon fitoren ndaj Belgjikës. Formacionet zyrtare (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment