Futboll Shqipëri Sport

GËZON KOMBËTARJA/ Kaçe dhe Llullaku ngjyrosin KUQEZI Greqinë dhe Rumaninë

Shkëlqejnë dhe shënojnë legjionarët shqiptarë në takimet e kësaj jave, në kampionatet respektive.Pavarsisht fizikut të tij shtatshkurtër, Ergys Kaçe shënoi një gol mjaft të bukur me kokë, ku skuadra e tij Panathiakos, u ndesh në fushën e OFI Cretës. Mesfushori shqiptar shfrytëzoi mjaft mirë krosimin e Emiliano Insuas, duke mposhtur portierin Strezos. Goli i Kaçes shërbeu për barazimin momental të Panathinaikos, por gjithsesi vendasit arritën të fitojnë ndeshjen 3-1, pasi kishin shënuar fillimisht me Deligiannidis, e më pas me Platellas dhe Korovesis. Pas kësaj disfate, Panathinaikos zbret në vendin e gjashtë në kuotën e 19 pikëve.

Ndërkohë, gol dhe sukses me shije Europe për Asdren Llullakun dhe Astran e tij. Skuadra e sulmuesit shqiptar, mundi 3-1 Concordian, e cila renditet në vendin e parafundit, duke kështu marrë 3 pikë mjaft të vlefshme në javën e 19 të kampionatit. Fillimisht, ishte Begue ai që kaloi në avantazh Astran në minutën e 49, por më pas Leca barazoi gjithçka për miqtë në të 73. 3 minuta më pas, vendasit morrën sërish kryesimin, pasi Alibec gjuajti saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Llullaku, i futur si zëvëndësues në të 79-ën, shënoi 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, duke përfituar nga një rrëmujë në zonën kundërshtare.
Padyshim, këto janë lajme mjaft të mira për Christian Panuccin, i cili mund ti ketë më shumë nën vëzhgim këta futbollistë.

Related posts

ZBULON TRE GJENITË E FUTBOLLIT/ Capello: “Pleshti” është një prej tyre, ndërsa CR7…

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton i zhgënjyer: Komisarët më hoqën fitoren, ja çfarë ndodhi në pistë

Delo.autor

Mourinho kërkim qendërmbrojtës/ Cili prej tyre mund të shkojë në Old Trafford në janar?

Isa.Autor

Leave a Comment