Futboll Premier League Sport

“I KA DALË BOJA”/ ​Legjenda e Arsenalit “TALLET KEQ” me Sanchezin: Man United e bleu atë për…

Ish-mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Petit, e ka akuzuar Alexis Sanchezin se ai është fshehur që nga momenti kur e mori pagën në Manchester Unitedit, duke sugjeruar me shaka se Jose Mourinho e transferoi vëllain e futbollistit, e jo atë.

Pas një barazimi zhgënjyes me rezultat 2-2 kundër Southamptonit, “Djajtë e kuq” kanë mbetur edhe më prapa rivalëve në garën për të hyrë në top katërshe të Premierligës.

Por, Manchester Unitedi do të tentojë t’i kthehet fitoreve sonte në ndeshjen kundër Arsenalit. Kjo do të jetë një detyrë mjaft e vështirë për t’u realizuar për skuadrën e Mourinhos, pasi që skuadra e Unai Emerys është e pamposhtur në 19 ndeshje.

 Petit, i cili e kishte fituar titullin e Premierligës dhe të FA Cup në vitin 1998 me Arsenalin, beson se ish-sulmuesi i klubit londinez, Sanchez, duhet ta marrë një pjesë të madhe të fajit për dështimet e Manchester Unitedit këtë sezon.

“Trajneri është në bankën rezervë, kështu që lojtarët duhet të shfaqin krenari në paraqitjen e tyre kur janë në fushë, dhe i pari që është fshehur nga kjo gjë nga skuadra e Unitedit është Alexis Sanchez”, ka thënë Petit.

“Ai dëshiroi të largohet nga Arsenali sepse po e ndiqte pagën që ia ofronte Manchester Unitedi. Tani që i ka marrë ato para, çfarë ka bërë brenda nëntë muajve? Asgjë. Unë nuk e kam parë atë. Mendoj se ata e kanë transferuar vëllain e tij”.

“Unë e kuptoj se lojtar besojnë se i meritojnë disa shpërblime të caktuara financiare kur e arrijnë një nivel të caktuar, por ajo çfarë kemi parë nga Sanchezi gjatë kësaj kohe në United është e papranueshme”.

Related posts

“CR7 NUK DO TË PËRFUNDOJË SI RONALDINHO”/ Trajneri i Portugalisë vë bast: Mund të luajë deri 40 vjeç

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Nuk do jetë pjesë e “Euro 2020”, por mbrojtësi Van Dijk bashkohet me Holandën

Delo.autor

A FUNKSIONOI? Kjo ishte SKEMA që përdori Gatusso për të ndalur Messin (FOTOT)

F.autor

Leave a Comment