Futboll La Liga Sport

I KA DHËNË TROFE REALIT/ Ramos ia PLAS TË QARËS” për “Topin e Artë”: Kur do ta FITOJ UNË…?

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka publikuar në Instagram disa foto me Topin e Artë të Luka Modric-it.

Ai duke bërë shaka, la të kuptohet se është duke pritur ta fitojë një herë në karrierë trofeun më prestigjioz në rangun individual.Qendërmbrojtësi spanjoll ishte pjesë e listës prej 30 kandidatëve për ta fituar këtë çmim, listë kjo e zgjedhur nga redaksia e gazetës franceze, “France Football”. Pas votave të jurisë, ai përfundoi në vendin e 19-të.

Pas një dekade dominim nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, “Topin e Artë” këtë vit e fitoi Luka Modrici, i cili sezonin e kaluar e fitoi Champions Leaguen me Real Madridin, ndërsa me përfaqësuesen e Kroacisë luajti finalen e Kupës së Botës.

Related posts

E BUJSHME/ Vetëm në 8 minuta Chelsea shënon dy gola

Isa.Autor

Reagon edhe FIFA, presidenti Infantino me mesazh të ndjerë për vdekjen e Vokrrit

Sadik.Autor

CR7 NJERIU I REKORDEVE NË FUTBOLL/ Kompania gjigante e veshjeve publikon VIDEON speciale

Delo.autor

Leave a Comment