Futboll Seria A Sport

INTERI E PRET/ Futbollisti i Man United paralajmëron rikthimin: Më mungon Seria A dhe…

Mbrojtësi i Manchester United, Matteo Darmian ka konfirmuar aludimet e fundit mbi rikthimin e tij në Seria A, duke pranuar se i mungon shumë Italia. Futbollisti 29-vjeçar u ble nga Torino në vitin 2015 por ka hasur vështirësi të integrohet në “Old Trafford”, veçanërisht teksa nuk është mes të preferuarve të Jose Mourinho. Këtë sezon ai numëron vetëm tre aktivizime për “Djajt e Kuq”, ndërkohë që sezonin e kaluar u aktivizua në vetëm 8 ndeshje, me portugezin që preferoi Antonio Valencia dhe Ashley Young si mbrojtës anësorë.

“Më duhet ta pranoj, më mungon shumë Seria A dhe Italia tani. E di që jam në një prej klubeve më të mëdha në botë dhe jam krenar që ndodhem te Manchester United, por më mungon Italia. E dua vendin tim. Objektivi im është të rikthehem të luaj për Italinë. Roberto Mancini nuk më ka grumbulluar ende, por shpresoj që ta bëjë”, deklaroi Darmian në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Juventus dhe Inter u përfolën në lidhje me një transferim të Darmian në verë dhe Napoli gjithashtu konfirmoi se kishte bërë një ofertë për mbrojtësin, por dështuan në plotësimin e kushteve financiare të Manchester United.

Related posts

LEONARDO E DËSHIRON NË KLUB/ Milani pranë akordit me talentin nigerian…

Delo.autor

100 mijë persona në shesh, përshëndesin “yjet” e Guardiola-s (FOTO)

Sadik.Autor

Carlo Ancelotti zbulon ekipin favorit dhe dy surprizat e Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment