Futboll La Liga Sport

JASHTËTOKSORI/ 14 vite nga debutimi i MESSIT në Ligën e Kampionëve, ja rrugëtimi i tij

Kjo e premte shënon 14-vjetorin e debutimit të Leo Messit në Ligën e Kampionëve. Frank Rijkaard i dha atij mundësinë e debutimit në këtë kompeticion, në ndeshjen Shakhtar Donetsk-Barcelona 2-0. Ishte pikërisht ndeshja e gjashtë dhe e fundit e fazës së grupit. Ekipi azulgrana po luante, së bashku me Milanin, për vendin e parë.

Messi, i cili kishte debutuar zyrtarisht me ekipin e parë më 16 tetor 2004, në ndeshjen Espanyol-Barcelona 0-1, do të luante lojën e tij të pestë në Ukrainë. Ylli argjentinas luajti në pozicionin e Eto’o dhe mbante fanellën me numrin 30. Pavarësisht nga ky debutim kontinental, Messi nuk ka vijaur direkt më tej në Europë. Trajneri Rijkaard nuk e aktivizoi në raundin e dytë të Champions-it, kundër Chelsea (2-1 në “Camp Nou” dhe 4-2 në “Stamford Bridge”).

Po cilat janë statistikat e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në Ligën e Kampionëve, pas 14 vitesh debutim? Që atëherë, Messi ka luajtur 128 ndeshje, me një rekord prej 76 fitoresh, 33 barazimesh dhe 19 humbjesh. Ai ka shënuar 106 gola dhe ka fituar 4 tituj (2005-2006, 2008-2009, 2010-2011 dhe 2014-2015).

Sa iu përket golave, ai ka shënuar 60 prej tyre në “Camp Nou”, 44 në ransfertë dhe 2 të tjerë në fushë neutrale (në dy finalet kundër Manchester United). Arsenali, me 9 gola, është “viktima” e preferuar e Messit në Ligën e Kampionëve, që pasohet nga Milan dhe Celtic, me nga 8 gola.

Related posts

CROTONE-MILAN/ Pioli u beson Tonalit dhe Diazit që nga minuta e parë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Wolves-Manchester City. Rezultati 1-3

Delo.autor

Dy shqiptarë te Sampdoria, vjen edhe Etrit Berisha nga Atalanta

Sadik.Autor

Leave a Comment