Futboll Sport

KA FITUAR DY PREMIER LEAGUE/ Pires zbulon sekretin e Emery: Është i çmendur…

Robert Pires e njeh shumë Arsenal-in. Ai ka kaluar sezone fantastike me “Topçinjtë” dhe ka fituar dy Premier League. Kush ishte trajner në atë kohë? Arsene Wenger natyrisht… Shumë mendonin se largimi i trajnerit francez pas 22 vitesh do të kishte ndryshuar rrënjësisht skuadrën pas vitesh të kaluar me futboll të bukur dhe disa fitoreve.

Në vendin e tij ka shkuar një trajner tek i cili shumë pak njerëz kanë patur besim në fillim: Unai Emery, ish-trajner i PSG-së. Spanjolli ka zgjedhur Londrën për t’u rimëkëmbur nga eksperienca zhgënjyese në Francë dhe, për momentin, duke se ia ka arritur qëllimit. Arsenal luan mirë, shënon dhe fiton shpesh. Cili është sekreti i tij? Robert Pires ka provuar ta shpjegojë…

“Mendoj se ka futur një frymë pozitive brenda ekipit. Kur e shikon në stol, e kupton se është pak i çmendur, por në kuptimin e mirë. Kërkon t’i ndihmojë vazhdimisht lojtarët e tij. Nëse je trajner, duhet të flasësh, duhet të kesh aftësi komunikuese me ata. Mendoj se është një gjë e re për ata, por një gjë e mirë”, ka thënë Pires.

Related posts

VALENCIA-ATLETIKO MADRID/ Rogdrigo rikthen barazpeshën në “Mestalla”

Isa.Autor

43-VJEÇARI ÇUDIT BOTËN/ Portieri Buffon zgjedh klubin e ri për të shkuar në Botërorin e Katarit

Delo.autor

NUK HEQ DORË NGA ËNDRRA/ Juventus synon të marrë në janar yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment