Futboll Shqipëri Sport

KA LUAJTUR ME TË KUQTË/ Krasniqi sfidon hapur: Do ta ulim PARTIZANIN me…

Përkrah Rrahman Hallaçit, zv.trajner i Kukësit, në konferencën e sotme për shtyp ishte edhe mbrojtësi Gëzim Krasniqi. Edhe ky në pozicionin e një ish-i të Partizanit, me të cilin do të përballet nesër, si kundërshtar. Futbollisti në fjalë ka nënvizuar në fjalën e tij:

“Do të jetë një ndeshje emocionuese për mua, pasi për disa vite kam luftuar me Partizanin për ta mundur Kukësin. Sot jam me Kukësin, për të mundur Partizanin. Është ndeshje e veçantë, që shpresoj ta fitoj. Personalisht, nuk mendoj se Partizani ka ndonjë gjë Partizani për të mos u mundur. Ka ardhur momenti për ta ulur Partizanin me këmbë në tokë.

Kemi përfolur gjatë javës me profesor Cungun dhe me profesor Hallaçin për mënyrën se si do të luajmë. Në disa aspekte duhet të kemi kujdes dhe të mos ndëshkohemi nga gabimet tona. Nëse do ta humbim ndeshjen, larg qoftë, ta humbim për meritë të kundërshtarit, jo për gabimet tona. Do t’ia bëjmë hyzmetin fitores deri në fund.

Me këtë skemën e re në tri ndeshjet e fundit nuk ka qenë keq, pasi kemi marrë 3 fitore. Kemi luajtur mirë dhe kemi marrë rezultate pozitive. Nuk e di se si do të luajmë këtë ndeshje, nuk mund ta them nëse do të ndryshojmë skemë.

Duke parë ndeshjen e fazës së parë, Partizani na mundi me një rast, nga një pakujdesi e jona. Pjesa tjetër foli për ekipin tonë, ku humbëm shumë raste. I mundëm me lojë, na mundën me rezultat, kjo ishte e gjitha.

A kam ego personale në këtë ndeshje? Kam respekt për klubin e Partizanit, për tifozët kam respekt pa masë. Ne luajmë për fitore. Do të doja që tifozët të ishin prezentë, sepse ndeshja do të bëhej më e bukur. Nëse shënoj gol, nuk do të festoj. Megjithatë, shpresoj të shënoj.

Sulmuesit kundërshtarë? Unë si mbrojtës nuk e kam shumë problem, nëse është Hebaj, Latif apo ndonjë tjetër para meje. Sulmuesit janë të gjithë njësoj. Duhet të zbatojmë detyrat dhe të jemi të përqendruar, ta markojmë mirë kundërshtarin. Nuk më bën përshtypje as stili i Hebajt dhe as i Bardhit, jemi gati për t’i ndaluar ata në çdolloj mënyre”.

 

Related posts

ËNDRRAT NË SIRTAR/ Rrëfehet Berisha: Falenderoj Taren, kam ëndërr që në Kosovë…

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Shehi: Duhet të shohim përpara, ndeshjet fitohen duke qenë…

Delo.autor

Ancelotti flet hapur: Ja përse u largova nga Reali i Madridit

Delo.autor

Leave a Comment