Boks Të tjera

KONFIRMON BOKSIERI SHQIPTAR/ Erzen Rrustemi: Shtyhet ndeshja kundër Ramirez deri në këtë datë…

Kampioni i peshave të rënda në boksin profesionist ( WBF ), Erzen Rrustemi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër prej gati tri dekadash, është paraparë që më 8 dhjetor 2018, të ngjitej në ring, për ta mbrojtur titullin për herë të tretë dhe atë, kundër ish kampionit të dyfishtë të botës në WBO si dhe ish kampion bote në IBF, Emiliano Ramirezit, i cili vjen nga kontinenti latino – amerikan.

Mirëpo Rrustemi e ka konfirmuar në Facebook-un e tij se meçi është shtyrë deri kah fundi i muajit janar, më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të boksierit shqiptar:  “Të dashur miq, përkrahës e familjarë

Më keq ardhje ju njoftoj se, shkaku i disa mosmarrveshjeve, meçi i paraparë për 8 Dhjetor 2018 në Zagreb të Kroacisë, me boksierin Victor Ramirez, ku unë do duhej të mbroja titullin WBF dhe GBU, SHTYHET deri kah fundi i janarit 2019, sipas të gjitha gjasave deri me 26 janar 2019.

Kështu ishin të detyruar të pajtohen stafi im dhe stafi i kundërshtarit tim, andaj të keni durim edhe një muaj e sa, sepse meçi gjithsesi do të ndodh.

Ndjej për obligim t’iu sqaroj se kontratën për këtë meç e kishim nënshkruar për datën 15 dhjetor 2018, por pak si në shpejtësi, pas një oferte nga Saunderland, insistuam që kjo të ndodh një javë më herët dhe ate në Zagreb të Kroacisë. Kjo shkaktoi pakënaqësi në taborrin e Victor Ramirezit, i cili kërkonte respektimin e kontratës.

Pas pakënaqësive të stafit të Ramirezit rreth ndryshimit të datës, u detyruam që të shtyhet për pak kohë ky meç”.

Related posts

Angelique Kerber “mbretëresha” e Wimbledonit, mund Serena Williams në finale

Isa.Autor

TRIUMFOI NË “AUSTRALIAN OPEN”/ Rrëfehet tenisti Djokovic: Kam luajtur i dëmtuar, tërheqja ishte 2.5 centimetra

Delo.autor

SPEKTAKOLARE/ Pritje madhështore për KHABIB në Rusi e konsiderojnë HERO KOMBËTAR (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment