Futboll Shqipëri Sport

Riktheu ekipin në garë/ “Gjenerali” CUNGU u qëndron besnik “ushtarëve”: Jam shumë i kënaqur me…

Fitorja e sotme ndaj Skënderbeut e ka rikthyer Kukësin mes pretendetëve për titullin. Pas takimit ndaj bardhekuqve, ai kritikoi rastin e shpërdoruar të sulmuesit Reginaldo duke theksuar për Supersport se në raste të tilla, lojtari duhet të mendojë si të godasë. Për sa i përket lëvizjeve në merkato, Cungu i qëndroi besnik ekipit dhe lëvizjeve minimale.

“Do shohim se kush do të rikthehet .Po kalojmë moment të mirë. Po them me shpirtin e garës dhe karakterit ia dolëm. Pa të nuk mund të bëjmë dot gjë.
Është një lëvizje jo e menduar mirë. Megjithatë, nuk mund të flas para kohe. Ka pasur shqertsimët këtë javë, prandaj nuk e hodha. Spehar konsumoi shumë energji dhe dha gjithccka për 70 minuta.

Ka shqetësimë prej 3 javësh. Edhe sot terreni është shumë i vështirë. Është pre e traumave muskulare. Mbajta kontakt me mjekët e ekipit dhe vendosa ta sakrifikoj.
Atëherë pjesën e parë dhe të dytën ushtruam presion. Reginaldo është lojtar që jep shpirtin në fushë. Futja e Kalasë bëri mirë. Do të marri më shumë minuta. Po marrim frytet e këtyre djemve, si nga Ccyrbja në ndeshjet e fundit. Dhe këto pikë nuk vijnë rastësisht.

Futja e Reginaldos ishte për të ushtruar presion. Stoperi i dytë i tyre na vuri në vështirësi. Duke parë dhe Speharin të lodhur, e pashë të arsyeshme. Në atë moment sportisti nuk duhet të mendojë se të pasojë dhe të vonojë lojën. Është thjesht godet. Megjithatë është vendim në të qindtën e sekondit. E kanë bërë dhe lojtar të mëdhenj.

Ekipi po luan mirë. Po krijon raste, po shpërdorojmë. Pjesën e parë patëm 3 raste të pastra. E rëndësishme është që pikët po vijnë. Ne s’mendojmë për t’u bërë presion kundërshtarëve .

Jam shumë i kënaqur me këtë djem. Nëse do të vijë një lojtar që bën diferencën, konkurenca nuk bën dëm. E forcon grupin. Jam Partizanin i lëvizjeve të vogla. Vuajmë shumë për të shënuar”, u shpreh Cungu.

Related posts

FINALJA/ Roma SHËNON, por shikoni reagimin e çuditshëm të Mourinhos ndaj lojtarëve te stolit…

F.autor

PA LIONEL MESSIN NË EKIP/ Çavi Hernandez regjistron rekordin më të keq të trajnerëve të fundit të Barcelonës

F.autor

ZBULON PRAPASKENAT E CR7/ Mirabelli: Nëse do kishin qenë pronarët e tanishëm, Ronalado do luante tek…

Delo.autor

Leave a Comment