Futboll Premier League Sport

SHËNON SI MESSI/ Golashënuesi më i mirë në Francë, transferohet në ANGLI që në JANAR

Po shkëlqen në Francë në sezonin sportiv 2018-2019 me fanellën e Nantës, duke realizuar 12 gola deri më tani në League 1, po aq sa Kylian Mbappe. Bëhet fjalë për sulmuesin 28-vjeçar, Emiliano Sala, që falë kësaj paraqitje të mirë, ka kërkesa të shumta, kryesisht nga Premier League. Ekipi i Cardiff City, që këtë sezon debuton në Premier, ka hedhur grepat dhe synon që ta marrë lojtarin që në janar, duke shpresuar që të zgjidhë problemet që ka në repartin e avancuar.

Lajmin e ka konfirmuar BBC Sport, që shton se drejtuesit e Cardiff kanë udhëtuar në Francës jo vetëm për ta parë më nga afër, por edhe për të biseduar si me lojarin ashtu dhe me menaxherin e tij. Sulmuesi argjentinas Sala, por edhe me pasaportë italiane, ka mbërritur te Nantes në vitin 2015 dhe në 116 ndeshje zyrtare ka realizuar 42 gola. Një sulmues që po shkëlqen në sezonet e fundit dhe që mund të bëjë debutimin e tij në Premier League në janar me fanellën e Cardiff.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Shkëndija tenton të sjellë ish-lojtarin e Barcelonës, pritet të zëvendësojë futbollistin e Shqipërisë

Delo.autor

SUPER SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Shehi: Derbi është i rëndësishëm, njëlloj sikur luhet java e parë e kampionatit

Delo.autor

PRITEN NDRYSHIME TEK REAL MADRIDI/ Ja lojtarët që Zidane do për Championsin në sezonin e ardhshëm

Delo.autor

Leave a Comment