Futboll La Liga Sport

SKANDALI I FUTBOLLIT SPANJOLL/ Telekamera të fshehta për të spiunuar kundërshtarët (FOTO)

Futbolli modern është një spektakël dhe si i tillë duhet filmuar. Për rrjedhojë, brenda dhe jashtë fushës së lojës ka me dhjetëra telekamera, të cilat tashmë futen edhe në ato vende që konsideroheshin të shenjtë në të kaluarën, si tuneli që të çon në dhomat e zhveshjes.

Por futbollistët dhe stafet ekipeve janë të vetëdijshëm për këtë. Me përjashtim të atyre të Granada-s. Sipas “El Mundo”, në fakt, ata kanë jetuar një “Big Brother” të vërtetë, me telekamera të fshehura mirë për të spiunuar gjithçka që bëhej dhe thuhej  brenda stadiumit.  Me pak fjalë, një histori e vërtetë spiunazhi.

Sipas të përditshmes spanjolle, gjithçka ka nisur me një denoncim nga pronarët kinezë, të cilët e blenë klubin nga familja Pozzo në 2016-ën, pas zbulimit në ambiente të ndryshme të “Estadio Nuevo Los Carmenes” dhe në qendrën sportive të pesë telekamerave të fshehta.

Mes zonave të mbajtura nën vëzhgim, dhomat e zhveshjeve (edhe ajo e arbitrave), tuneli që çon drejt fushës, por edhe zyra e drejtorit sportiv të klubit. Kamera këto që janë hequr nga policia gjatë dy kontrolleve të bëra pas denoncimit të klubit. Drejtuesit aktualë, gjithmonë sipas “El Mundo”, kanë drejtuar gishtin nga ish-drejtori i përgjithshëm, Angel González Segura.

González Segura, i cili nuk është më te Granada, duket se ka folur për këto telekamera gjatë disa bisedave, që kanë shtyrë drejtuesit aktualë të nisin një hetim të vërtetë. “El Mundo” ka raportuar denoncimin e klubit, ku thuhet se: “Zotëria Gonzalez Segura, është mburrur gjatë disa bisedave se kishte instaluar telekamera në zyrën e drejtorit të ri të përgjithshëm dhe ka rrëfyer bisedat private të këtij të fundit”.

Duket se qëllimi nuk ka qenë vetëm marrja e ndonjë informacioni të rëndësishëm nga ekipet kundërshtare, por ka vënë në shënjestër edhe pjesëtarët e vetë klubit. Historia e spiunazhit vazhdon…

Related posts

SKANDAL NË VLORË/ Flamurtari është pa skuadër dy javë nga starti i sezonit, ja shkaku

Delo.autor

“ÇMEND” RRJETIN/ Patris Evra gjen sozinë e Rio Ferdinand, është… një aktor porno

F.autor

(FOTO) Karikatura e ditës nga Goal.com, Kane triumfon ndaj Aubameyang

Q.Autor

Leave a Comment