Futboll La Liga Sport

TERSI MADH/ Dëmtim në KAVILJE, një tjetër sulmues i BARÇËS në infermieri

Malcom do të qëndrojë larg fushave për 10 deri 15 ditë pasi Barcelona konfirmoi se ka pësuar një dëmtim në kavilje në ndeshjen e së mërkurës në Copa del Rey ndaj Leonesa.

Trajneri Valverde i kishte përdorur tre zëvendësimet në momentin e dëmtimit të brazilianit, i cili u detyrua të largohej duke lënë ekipin me dhjetë lojtarë.

Malcom kishte shënuar golin e tretë të ekipit në fitoren 4-1, por me siguri do të mungojë në derbin ndaj Espanyol dhe të martën në Champions Legue ndaj Tottenham.

Gjithsesi Barcelona e ka siguruar vendin e parë të grupit. Malcom i shtohet numrit të madh të dëmtimeve në kampin katalanas dhe do të jetë një tjetër problem për trajnerin Valverde pasi edhe Luis Suarez është i dëmtuar.

Related posts

BASTET/ Baseli superfavorit për të triumfuar, ja si kuotohet fitorja e Partizanit…

Delo.autor

DEBUTIMI I STEFANO PIOL TEK STOLI I MILAN/ Ultrasit nuk do të mbështesin “Kuqezinjtë”, ja vendimi i tifozëve

Delo.autor

SKANDALI NË DERBIN E MADONINËS/ Sherri me Lukakun, Ibrahimovic rrezikon 10 ndeshje. Ja sanksionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment