Futboll Sport

TRONDITET KLUBI ANGLEZ/ DITA E GJYKIMIT MAN CITY, Guardiola: Ekipi do të bëjë…

Zërat që flasin për një skualifikim të mundshëm të Manchester City nga UEFA nuk i pëlqejnë aspak trajneri Pepe Guardiola, i cili ka kërkuar që kjo situatë të sqarohet sa më shpejt.

“Nëse UEFA do të marrë një vendim, klubi do të bëjë një deklaratë zyrtare: do të më pëlqente që të ndodhte kështu, sepse do të dinim me siguri për çfarë bëhet fjalë dhe të gjithë këto zëra do të merrnin fund”, ka thënë trajneri i “Qytetarëve” në lidhje me sanksionet e mundshme nga “Fair Play” Financiar.

Sipas dokumenteve të zbuluara nga “Football Leaks”, City ka bërë shkelje të mëdha financiare për të shmangur shtrëngimet e FFP-së dhe shtypi anglez është i bindur se në ditët e ardhshme do të vijë përjashtimi i klubit nga edicioni i ardhshëm i Champions League.

Related posts

RRËFEHET GATTUSO/ Nga Bonucci tek Mourinho, Leonardo e Mirabelli…

Isa.Autor

FIORENTINA-INTER/ Pas një super asist nga Hakimi, Perisic realizon me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

Donte të qëllonte Zidanin pse aktivizoi djalin titullar, portieri i Realit: Ja si qëndron e vërteta

Sadik.Autor

Leave a Comment