Futboll Seria A Sport

U TREGUA PELIVAN/ Mirabelli: Kinezët FUNDOSËN MILAIN, i vetmi që përfitoi ishte…

Ish-drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, nuk i ka kursyer kritikat ndaj ish-presidencës kineze të Milanit, që sipas tij nuk dhanë asgjë të re për klubin e njohur. Ai pranon se pagesat asnjëherë nuk ishin problem, pasi Yonghong Li i shleu të gjitha detyrimet financiare, por menaxhimi i tyre ishte një problem i madh.

“Me sponsorizimet e tyre ishim gjithnjë në tension, pasi paratë vinin gjithnjë në momentin e fundit. Vinin, por ama me shumë vonesë dhe në sportin tonë koha është flori, pasi na pengonte që të kryenim investimet e duhura në merkato. Nuk e kuptova se përse ikën, por të paktën paguanin edhe pse me vonesa”, thas Mirabelli.

Ai përfshin në këtë çështje edhe ish-presidentin legjendar të kuqezinjve Silvio Berlusconi. “Ai tha se kinezët do të bënin me Milanin atgë që ai nuk kishte patur mundësi të bënte dhe e besuam, pasi bëhet fjalë për një personazh të njohur, një njeri biznesi. Mendoj se Berlusconi ishte i vetmi që përfitoi nga kjo situatë, mori paratë nga kinezët, pasi Milani nuk përfitoi asgjë, qëndroi në vendnumëro, madje humbi shumë besueshmëri”, tha Mirabelli.

Related posts

PO NA MBAROJNË FJALËT E MIRA/ Ferdinand lavdëron Sterlingun: Njëri ndër pesë lojtar më të mirë në botë

Delo.autor

HYSAJ PRANË KALIMIT TEK MILAN? Agjenti i lojtarit shqiptar: E ardhmja e mbrojtësit është…

Delo.autor

“DUA TË KETË RESPEKT PËR KËTË EKIP”/ Marantas ironi për arbitrin: E lavdëroj sepse…

Delo.autor

Leave a Comment