Futboll Shqipëri Sport

13 STEMAT E FIFAS PËR 2019/ “FSHF” zyrtarizon ndryshimet tek arbitrat

Ishte paralajmëruar prej ditësh se do të kishte ndryshime dhe sot ka ardhur zyrtarizimi, sepse sot pasdite Shefi i Sektorit të Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Sokol Jareci së bashku me përfaqësuesin e FIFA-s, Alen Snody, dorëzuan stemat e reja të FIFA-s për vitin 2019.

Nertil Bregasi e Dojando Myftari te futbolli i meshkujve dhe Emanuela Rusta, Erinda Kume e Fatjona Borova kanë marrë stemën e FIFA-s për herë të parë dhe prej këtij viti do të kenë mundësi të drejtojnë ndeshje ndërkombëtare, nëse përzgjidhen.

Ndërkaq, konfirmohen Jorgji, Hamiti, Xhaja, Rexha, Avdo, Çokaj e Tartari, përveç Kreshnik Hakramës te Futsalla.

 

Jareci në fjalën e tij u shpreh: “Ky ishte seminari i radhës i organizuar nga Sektori Arbitrimit në bashkëpunim me FIFA-n, ku pas pushimeve dimërore arbitrat i nënshtrohet testeve teorike dhe fizike, rifreskohen njohuritë e tyre për rregullat e lojës në mënyrë që të jenë të gatshëm për pjesën e dytë të sezonit.

“Në javën e ardhshme do të fillojmë një tjetër seminar trajnues dhe do të kryejmë testime me arbitrat e kategorive inferiore, ku brenda muajit janar e gjitha klasa arbitrale do të testohet për të qënë gati për pjesën e mbetur të sezonit futbollistik. Testimet fizike dhe ato teorike bëhen mbi bazën e rregullave të lojës ku duhet ti përgjigjen 20 pyetjeve dhe standardi për të kaluar testimin teorik është dhënia e 17 përgjigjeve të sakta.

“Testet fizike mund të quhen rutinë sepse arbitrat i kryejnë katër herë në vit, por siç e theksoi edhe instruktori i FIFA-s që ishte në këtë seminar e veçanta ishte përgatitja shumë e mirë gjatë kësaj periudhe dimërore, gjë e cila tregohet edhe me kalimin e testeve nga të gjithë arbitrat”.

Arbitrat:

1.Enea Jorgji

2.Eldorjan Hamiti

3.Juxhin Xhaja

4.Emanuela Rusta (për herë të parë)

Asistentët:

1.Denis Rexha

2.Rejdi Avdo

3.Ridiger Cokaj

4.Ilir Tartari

5.Nertil Bregasi (hera e parë)

6.Dojando Myftari (hera e parë)

7.Fatjona Borova (hera e parë)

8.Erinda Kume (hera e parë)

Futsal:

Kreshnik Hakrama

Related posts

PLAS TE REALI/ Kros sulmon Ançelotin: Bir k*** pse më heq?

F.autor

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Ndërron jetë portieri legjendar (VIDEO)

Delo.autor

TRAJNERI E KAP ME SHPULLA PARA GARIMIT/ Habit xhudistja gjermane: Ia kërkova unë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment