Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Inter ka konkurrencë të frikshme për firmën e Modric, Ja ekpi që shfaq interes…

Lojtari që u ndoq nga Inter gjatë gjithë verës, tani raportohet të jetë kontaktuar nga Juventus. Bëhet fjalë pikërisht për mesfushorin Luka Modric të Real Madrid.

Sipas Sport Mediaset, Bardhezinjtë kanë kërkuar informacione rreth situatës së Ballon d’Or në merkaton e dimrit.

Kroati ka një kontratë me Los Blancos e cila skadon në vitin 2020 dhe ai nuk ka ndërmend të rinovojë.

Real Madrid është inatosur së tepërmi për mënyrën se si Inter insistoi për Modric, kështu që ideja është se tani që Juventus gjithashtu po shfaq interes për kroatin, pritet të ketë grindje të tjera.

Merengues u munduan të raportonin Inter-in në FIFA për qasje të paligjshme, por Zikaltërit janë shpallur të pafajshëm.

Juventus ka irrituar Real me blerjen 100 mln euro të Cristiano Ronaldo-s dhe kampionët e Serie A gjithashtu interesohen për Isco.

Related posts

Hazard zbulon se cili është futbollisti më i mirë në Premier…

Q.Autor

DITË E TRISHTË PËR FUTBOLLIN ITALIAN/ Ndërron jetë ikona e Juventusit

Delo.autor

“JAM DAKORD ME TUCHEL PËR BROJËN”/ Trajneri i Southampton: Ka një armë që jo shumë lojtarë e zotërojnë

Delo.autor

Leave a Comment