Futboll Seria A

E BUJSHME/ Zbulohet tentativa e veçantë e tifozëve për të marrë Icardin

Zërat për një largim të Mauro Icardit nga Inter nuk kanë ndërmend të ndalen, veçanërisht gjatë kësaj jave të mbushur me zhvillime, nga gjoba që ka marrë lojtarit për kthimin me vonesë në stërvitje te mungesa e marrëveshjes për rinovimin e kontratës me zikaltrit.

Wanda Nara, bashkëshortja-menaxhere e kapitenit të Inter, ka përmendur katër skuadra që janë të interesuara për argjentinasin, mes të cilave është edhe një angleze.

Kjo skuadër duket se është Chelsea, tifozët e së cilës shikojnë te Maurito sulmuesin që i mungon Maurizio Sarrit dhe për këtë arsye kanë nisur një mbledhje fondesh në “gofundme.com” për të grumbulluar një shumë prej 100.000.000 eurosh që do t’i ndihmonte ta merrnin Icardin në Londër.

Por, të paktën për momentin, nuk është bërë akoma asnjë derdhje.

Related posts

VENDIMI I CAS/ Reagon zyrtarisht Skënderbeu: Klubi është njoftuar se…

Delo.autor

NDËRLIKOHEN PLANET TEK “ZIKALTËRIT”/ Icardi i tregon Spallettit dhe skuadrës se si dilet nga kriza

Delo.autor

E BUJSHME/ Në Angli e bëjnë fakt të kryer, futbollisti i Realit do të transferohet te Juvja në janar

Delo.autor

Leave a Comment