Futboll Seria A Sport

E KA NË PRONËSI “ZONJA E VJETËR”/ Juventusi do të paguajë 15 milionë euro për të blerë sërish portierin e tij

Emilio Audero është portieri 21-vjeçar që këtë sezon po shkëlqen në Serinë A me skuadrën e Sampdoria. Në fakt, ai është një portier që është në pronësi të Juventusit, që e ka dhënë në formë huazimi te skuadra gjenoveze, që ka paguar 1 milionë euro në verën e vitit të kaluar për ta marrë. Por ekipi i Sampdorias ka të drejtën e blerjes së portierit, duke paguar edhe 10 milionë të tjera, 11 në total. Të drejtë që presidenti Massimo Ferrero do ta ushtrojë ne fund të këtij sezoni.

Arsyet e këtij veprimi nga ekipi i Sampdoria janë dy. E para: Bëhet fjalë për një portier të ri, të talentuar dhe që po dhuron ndeshje të mira. E dyta: Sampdoria ka mundësi të arkëtojë 4 milionë euro nga rishitja e portierit. Juventusi ka të drejtën e riblerjes së Audero, këtë herë në vlerën e 15 milionë eurove. Çka do të thotë që skuadra e Samp, në fund të këtyre veprimeve në merkato, do të dalë me një bilanc pozitiv prej 4 milionë eurosh. Ndërsa Juvja do të blejë një lojtar që në fakt është i saj.

Related posts

Tërhiqet braziliani: Karriera shkëlqyer u njollos nga 7 golat e Gjermanisë

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Vendoset fati i derbit, “dorëzohet” Partizani, të kuqtë u plotësojnë dëshirën tifozëve

F.autor

TRAGJIKE/ Boksieri i njohur vdes në ishullin e Korfuzit

Isa.Autor

Leave a Comment