Futboll Sport

IDHULL I TIFOZËVE NË SHAKHTAR/ Bakaj: Në futboll fiton ai që investon më shumë, Partizani pretendet kryesor

Elis Bakaj u vlerësua me çmimin e lojtarit të preferuar nga tifozët e Shakhtar Soligorsk, pas një sezoni fantastik në kampionatin bjellorus.  31-vjeçari arriti të fitonte zemrën e tifozëve të skuadrës që u shpall nënkampine këtë sezon.

Në një prononcim për “Supersport”, Bakaj ka folur me superlativa për atmosferën në skuadër, si dhe nuk ka munguar një koment për Kategorinë Superiore, pavarësisht largësisë, futbollisti i Kombëtares tregon që është një ndjekës i rregullt i futbollit shqiptar.

“Për një sportist, që të votohet si lojtari më i mirë i vitit i ekipit të tij, nga tifozët, është diçka shumë e bukur dhe një sodisfaksion shumë i madh për mua, për të vazhduar më tej, që të jap maksimumin me këtë ekip.

RINOVIMI- Gjërat shkuan ashtu siç klubi e priste nga unë, sepse ata bënë një investim të madh për mua dhe prisnin t’u shpërblehej. Jam ambientuar shumë mirë, ndihem shumë mirë këtu, ashtu si edhe familja ime, kështu që jo më kot rinovova edhe kontratën. Kam pasur edhe oferta të tjera, por ndihem mirë dhe i respektuar nga të gjithë këtu, ndaj bashkë me familjen time, vendosëm të qëndrojmë.

OBJEKTIVAT- Këtu çdo sezon synohet titulli, pavarësisht se është e vështirë, sepse dihet që Bate Borisov ka një ekip shumë të mirë. Megjithatë ne kemi luajtur dy herë me ta këtë sezon dhe një herë kemi humbur e një herë kemi fituar, por kemi parë që nuk kanë asnjë diferencë me ne, në fushën e lojës.

KAMPIONATI SHQIPTAR- Normalisht që nuk më vjen mirë që një ekip si Tirana të jetë në një gjendje të tillë, të vështirë, megjithatë futbolli i njeh edhe këto rezultate, ndaj njerëzit duhet të mësohen që nuk është më si më përpara që është Tirana është Partizani dhe ekipet e tjera nuk kanë të drejtë të pretendojnë për të marrë kampionatin.

Sot në futboll fiton ai që investon më shumë para, por unë si ish futbollist i Tiranës uroj vetëm që skuadra të rikthehet sa më shpejt në nivelet që i takon, për tifozët për njerzit që e duan ekipin. Partizani është një nga pretendentët kryesorë për të marrë titullin, bashkë me Kukësin. Të kuqtë kanë lojtarë cilësorë në ekip dhe ky mund të jetë viti i duhur për t’u rikthyer te titulli kampion”, u shpreh Bakaj.

Related posts

Manchester City kalon në fazën tjetër të FA Cup, eliminohet Stoke City i Shaqirit

Q.Autor

RIKTHIMI NË SERIE A/ 3 skuadra italiane pas Alexis Sanchez, ja emrat

Delo.autor

SHMANGET NJË TRAGJEDI/ shembet stadiumi në Holandë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment