Futboll Sport

KAMPIONATET ELITARE/ Lojtari më fitues i 2018, as Ronaldo as Messi por surpriza e Juves

Kampionatet më elitare në Europë kanë njohur skuadrat e tyre kampionë për vitin 2018, vit në të cilin u organizua edhe Botërori në Rusi. Në një përllogaritje të lojtarëve që kanë shijuar më shumë fitore me skuadrat dhe kombëtaret e tyre rezulton se është Blaise Matuidi, i cili pati ecuri të shkëlqyer me Juventusin dhe Francën.

Në total mesfushori ka luajtur në 56 ndeshje dhe ka fituar 48 prej tyre, duke lënë pas lojtarë si Griezmann, Firmino e Rakitic. Ndërsa yjet individual si Messi, Ronaldo, Neymar apo edhe Modric nuk figurojnë ndër të parët.

Ja lojtarët që korrën më shumë fitore përgjatë vitit të shkuar:

5. Roberto Firmino – Mjeshtri i golit “no look” pati një vit të suksesshëm me Liverpool duke shkuar deri në finale të Champions League dhe krijoi një treshe të frikshme me Salah e Mane. Në total, 44 fitore për sulmuesin, që pati ecuri pozitive edhe në ndeshjet me Brazilin kur ai ishte në formacion.

4. Ivan Rakitic – Mesfushori që njohu vetëm sukses në vitin që kaloi duke fituar me Barcelonën kampionatin dhe dy kupat në Spanjë. Por, ecuria e jashtëzakonshme me Kroacinë në Botëror i dha atij kënaqësinë të shijojë 44 fitore, aq sa për të marrë tre trofe e për të shkuar deri në finale të “Rusi 2018”.

3. Angel Di Maria – Sulmuesi i majtë i PSG nuk mund të njihte humbje në Francë, për këtë numri i fitoreve të tij ishte në 45. Rol të madh kanë luajtur edhe paraqitjet me Argjentinën, duke filluar që nga faza kualifikuese e deri tek paraqitjet në Botëror.

2. Antoine Griezmann – Nuk mund të mungonte kampioni i Botës me Francën, fituesi i Europa League dhe Superkupës së UEFA-s me Atletico Madridin. Sulmuesi pati kënaqësinë të ngrinte lart tre trofe të rëndësishëm dhe të numëronte 45 fitore përgjatë vitit kalendarik 2018-të.

1. Blaise Matuidi – Mesfushori 31-vjeçar është ai që ka buzëqeshur më shumë. 48 fitore në vitin që kaloi e bëjnë atë lojtarin me më shumë fitore. Fitues i padiskutueshëm në Itali me Juventusin, ecuri pozitive në Champions dhe kampion Bote me Francën.

Related posts

Alex Sandro snobon ofertat, i qëndron besnik Juves

Isa.Autor

KA TË DREJTË/ BALE “kapet” me SALAH: Goli im ishte për “PUSHKASH” sepse…

Isa.Autor

Operacioni ‘fshesa’, Coutinho largon 6 lojtarë nga Barcelona

Q.Autor

Leave a Comment