Futboll Seria A Sport

“KEMI MË SHUMË KOHË…”/ Sarri i SHOKON të gjithë: Chelsea, më i mirë se kombëtarja e Anglisë

Trajneri italian, Maurizio Sarri, beson se Chelsea i tij është më i mirë se kombëtarja e Anglisë, ndërkohë që zbuloi se nuk u shqetësua për ta parë me kujdes Kupën e Botës, sepse “nuk ka asgjë për të mësuar” prej saj.

Botërori i verës së kaluar u vlerësua gjerësisht si një spektakël i madh, me Anglinë që zhvilloi turneun më të suksesshëm në dekada, duke mbërritur në gjysmëfinalen e saj të parë që nga viti 1996.

Por Sarri mendon se standardi i futbollit ndërkombëtar është i kufizuar nga pamundësia e trajnerëve për të punuar me lojtarët e tyre për një kohë të gjatë.

Si rezultat i kësaj, italiani nuk mendon vetëm se Anglia do të mundej në një përballje të mundshme me Chelsea. Dhe Sarri beson se nuk është i vetmi me këtë mendim.

“Unë mendoj kështu, pse jo? – u përgjigj Sarri, kur u pyet nëse Chelsea do ta mundte Anglinë. – Nuk pashë ndonjë gjë nga Kampionati Botëror. Nuk pashë një ndeshje të plotë në Kupën e Botës. Nuk më pëlqejnë ekipet kombëtare, sepse nuk ka asgjë për të mësuar prej tyre.

Është një qëndrim i zakonshëm. Çdo trajner mendon si unë, por është e pazakontë të thuhet. Është e pamundur të organizoni një ekip shumë të mirë brenda 30 ditëve. Çdo kombëtare në Kupën e Botës do të humbiste kundër ekipeve të klubeve të nivelit të lartë në një ndeshje.

Mendoj se kjo është normale, sepse në rang klubi keni kohë për ta organizuar një ekip. Krejt e kundërta, në kombëtare nuk keni kohë, kështu që është shumë e vështirë për të parë një ekip të organizuar në Europian apo Kupën e Botës. Keni fare pak kohë për t’i stërvitur lojtarët tuaj.

Unë mendoj se niveli ynë si ekip nuk është më i ulët se kombëtarja e Anglisë. Ne mund të barazojmë, të humbasim, por edhe të fitojmë ndaj Anglisë.

Ndoshta, sepse kemi më shumë kohë se sa një ekip kombëtar, por jo aq sa ta organizojmë ekipin ashtu siç dëshiroj. Javën e ardhshme do të jetë hera e parë pa tri ndeshje, që prej 20 gushtit, kështu që koha nuk mjafton”.

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT TEK CHELSEA/ Trajneri Tuchel: Mezi pres të takoj ekipin tim të ri dhe…

Delo.autor

Reali kërkon të nënshkruajë me lojtarin kryesor të Barçës, gati negociatat

Sadik.Autor

“VDIS”/ Tifozët e Juventusit shpalosën parullën e rëndë kundër Agnellit gjatë Superkupës

Delo.autor

Leave a Comment