Të tjera

“KEMI QENË TË DASHURAT E TIJ”/ Gjykata urdhëton golfistin Tiger Woods të kryejë 137 teste atësie

Një gjykatë amerikane ka urdhëruar golfistin Tiger Woods që të kryejë në total 137 teste të atësisë. Sipas mediave amerikane, ky vendim ka ardhur pas një kërkese të formuluar nga 121 gra, të cilat konfirmojnë se kanë qenë të dashurat e tij dhe se nga lidhja me Woods kanë sjellë në jetë fëmijë.

Mësohet se kur gjykatësi dha vendimin shumë nga gratë që ishin të pranishme në sallë kanë ulëritur dhe qarë nga gëzimi. Disa prej tyre kanë vite që luftojnë dyerve të gjykatës për të arritur tek ky vendim.

Gjykata i ka dhënë golfistit të famshëm amerikan, një prej ikonave të sportit botëror, 30 ditë afat për të kryer një test të ADN-së, në mënyrë që të evitojë dënime më të rënda në të ardhmen. Avokati i Woods tha se klienti i tij do ta respektojë vendimin e gjykatës dhe se do t’i nënshtrohet të gjitha testeve të nevojshme.

Related posts

VDEKJA TRAGJIKE E KOBE BRYANT/ Dalin pamjet e helikopterit në flakë që i mori jetën legjendës

F.autor

MOTO GP/ Bagnaia fiton në Portugali, gara mbyllet me flamur të kuq pas aksidentit të Oliveira

Delo.autor

Ishte i vetëm dhe vetëm disa metra larg finishit, në kthesën e fundit ndodh e pabesueshmja… (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment