Futboll La Liga Sport

KRIZA BRËNDA “LOS BLANCOS”/ Isco dhe “vëllezërit” e tij, kur ëndrra Reali kthehet në makth

Kriza brenda Real-it? Sigurisht, në kohët e fundit skuadra nuk duket shumë e bashkuar. Veçanërisht marrëdhënia mes Isco-s dhe Solari-t duket gjithmonë dhe më e komplikuar. Mesfushori nuk merret kurrë në konsideratë nga trajneri. Nga ëndrra Real, ku Isco ka qenë një protagonist absolut, është kaluar te makthi. Nuk është një gjë e re. Futbollisti spanjoll nuk është i pari që përjeton një situatë të tillë.

Cassano

Është e pamundur të refuzohet Real Madrid. Cassano, në 2006-ën, ka kaluar nga Roma te klubi spanjoll. Ai ka qëndruar vetëm për një sezon me “Los Blancos”, ku mbahet mend më shumë për kilet e tij të tepërta. Dy gola në 19 ndeshje para kthimit në Itali, te Sampdoria. Një ëndërr e kthyer  në makth brenda një kohe të shkurtër.

Sneijder

Holandezi është transferuar nga Ajax-i te Real Madrid, por nuk ka arritur të konfirmohet dhe t’i tregojë Europës se çfarë lojtari është. Wesley, i cili u ble nga madrilenët në moshën 23-vjeçare, ka qëndruar për dy sezone në Madrid, duke shënuar 11 gola në 66 ndeshje. I shkarkuar nga tifozët spanjollë, ka kaluar tek Inter-i dhe ka fituar “Triplete-n” pikërisht në “Bernabeu”.

Robben

Arjen ka bërë të njëjtën rrugë si Sneijder, me ndryshimin e vetëm se nuk e ka fituar “Triplete-n” në “Bernabeu”, por tre vite më pas. I marrë nga Real Madrid kur ka qenë 23 vjeç, ka qëndruar atje për dy vite, duke shënuar 13 gola. Shumë pak për të fituar zemrat e tifozëve, të cilët e kanë parë të largohet në Gjermani.

Cambiasso

Karriera e Esteban Cambiasso dukej e lidhur ngushtë me Real Madrid-in, që në 1996-ën, kur ai ishte vetëm 16 vjeç, e ka marrë nga Argjentina dhe e ka përfshirë ne ekipin e dytë. Kalimi te skuadra e parë ka ardhur kur ai ishte 22 vjeç, por ëndrra për t’u bërë një nga shtyllat e “Los Blancos” është shuar shumë shpejt. Nga kjo situatë ka përfituar Inter, që e ka marrë në Milano me kosto zero në 2004-ën.

Drenthe

Ku ka përfunduar Drenthe? Mbrojtësi holandez i krahut, i konsideruar nga të gjithë si një kampion i ardhshëm, nuk ka arritur ta menaxhojë siç duhet famën. Real Madrid e ka marrë në ekip kur ishte vetëm 20 vjeç. Ëndrra e tij ka zgjatur shumë pak dhe sezoni i tretë ka qenë një makth i vërtetë, me vetëm tetë ndeshje të luajtura.

Metzelder

Ndryshe nga shumë lojtarë të tjerë, Metzelder ka shkuar në Madrid si një lojtar i formuar, në moshën 26 vjeç. Ideja ka qenë për të përforcuar mbrojtjen, por ka dështuar shumë shpejt. Tre vitet e kaluara në Madrid janë karakterizuar nga shumë dëmtime dhe pak ndeshje. Në 2010-ën është kthyer në Gjermani.

Gravesen

Një ëndërr e transformuar në… sherr. Gravesen, i marrë nga Real Madrid në 2005-ën, e ka nisur mirë aventurën spanjolle, duke rezultuar një lojtar shumë i dobishëm taktikisht. Por, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Robinho-s në stërvitje, ka shkaktuar një sherr të madh. Disa veprime të tjera të diskutueshme kanë bindur Capello-n që ta largojë. Fundi? Transferim te Celtic dhe ëndërr e shuar.

Higuain

Gonzalo, i transferuar në Madrid në moshën 20-vjeçare, ka jetuar momente shumë të bukura me “Los Blancos”, me të cilët ka shënuar 121 gola. Por që nuk kanë mjaftuar, sepse “Pipita” është kaluar në  hierarkitë nga Cristiano Ronaldo dhe Benzema. Për shkak të kësaj situate ka vendosur të largohet kundër dëshirës së tij. E njëjta gjë ka ndodhur verën e kaluar me kalimin e CR7 tek Juventus.

Ronaldo

Ta konsiderosh si një makth aventurën e Ronaldo-s te Real duket një çmenduri në aspektin teknik dhe të trofeve të fituar nga portugezi, por mbetet gjithsesi një histori pa një fund të lumtur. Portugezi, protagonist absolut me “Los Blancos” në vitet e fundit, nuk ka arritur ta mbyllë karrierën në Madrid dhe në momentin e lamtumirës nuk kanë munguar thumbimet nga të dyja palët…

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Shikoni momentin kur Pedri ndëshkon Valencian me një “MAGJI” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

POLEMIKA DHE PROTESTA TË MËDHA/ Simeone “ÇMENDET” për fjalë e Ramos: Kur**n që të lindi!

Delo.autor

PREZANTOHET TEK JUVENTUS/ Vlahovic: Ja pse zgjodha “Bardhezinjtë”, nuk më tremb “7” e Ronaldos

Delo.autor

Leave a Comment