Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E BUJSHME/ Ja goditja e radhës për Interin…

Merkato e Interit do të shtrihet deri në Premier League. Drejtori sportiv Beppe Marotta po planifikon një përforcim të rëndësishëm me kosto zero. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Manchester United, Antonio Valencia, kontrata e të cilit me “djajtë e kuq” skadon në fund të këtij sezoni.

33-vjeçari nga Ekuadori ndodhet që prej vitit 2009 te Manchester United, por këtë sezon është aktivizuar vetëm 5 ndeshje. Ai nuk ka qenë i preferuar as nga trajneri Jose Mourinho e as nga sapoardhuri Ole Gunnar Solskjaer, që e kanë lënë shpesh në stol.

Agjentët e mbrojtësit kanë nisur kontaktet me klubin zikaltër, me shpresën që të arrijnë një marrëveshje për një kontratë 2-vjeçare. Edhe United kërkon ta mbajë lojtarin, por ofron kontratë vetëm për 1 vit.

Skuadra e Manchester mund ta largojë lojtarin që në janar, për të arkëtuar diçka, por ka frikë të dobësojë grupin aktual të lojtarëve. Ndaj pritet që Valencia të transferohet tek Interi në fund të këtij sezoni, një mbrojtës që mund të luajë si në krahun e majtë ashtu dhe atë të djathtë.

Related posts

Thomas Strakosha, një histori suksesi te Lazio

Q.Autor

SHPALOS IDETË E TIJ PËR EKIPIN E SË ARDHMES/ Administratori i Milanit tregon: Nuk ka rëndësi mosha…

Delo.autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Gafë e madhe e Dortmund, harrojnë të marrin në autobus me ekipin Hummels

Delo.autor

Leave a Comment