Futboll La Liga Sport

MERKATOJA E BUJSHME/ Real Madridi gati të ofrojë 90 milionë euro për yllin e Juventusit

Real Madrid është duke përgatitur një transferim me vlerë 90 mln euro për yllin e Juventus Paulo Dybala në merkaton e verës.

25-vjeçari ka qenë një nga lojtarët kryesorë të bardhezinjve që kur iu bashkua në vitin 2015, duke shënuar 54 gola në 115 takime të Serie A.

Hierarkia e Los Blancos kërkon të rindërtojë skuadrën në fund të sezonit teksa shpresat për të fituar titullin e La Liga-s janë shuar që në janar.

Dhe argjentinasi është në krye të listës së transferimeve për sezonin e ardhshëm. Siç raporton The Sun nëpërmjet një burimi, Real ka gjetur “Galactico-n” e ri dhe ai quhet Dybala.

Klubi spanjoll nuk e ka fshehur kurrë interesin për sulmuesin e Juve-s, por ky mendohet se do të jetë viti i duhur që të kryejë operacionin që do të kënaqte jashtë mase tifozët.

Related posts

JUVENTUS NDEZ MERKATON/ Kërkohet një zëvendësues për Dybala, 3 emra në tavolinë

F.autor

Skënderbeu tregon “dhëmbët”, Bregu debuton me gol që në ndeshjen e parë

Isa.Autor

Refuzon rinovimin me Zenitin, Criscito në qershor te Genoa

Q.Autor

Leave a Comment