Futboll Seria A Sports

MERKATOJA E JANARIT/ Man United ka gati 120 milionë euro për yllin e Serisë A

Mbrojtësi i Napoli-t, Kalidou Koulibaly, kërkohet nga disa prej klubeve më të rëndësishëm të Europës. Maurizio Sarri ka dashur ta marrë te Chelsea i tij, por Aurelio De Laurentiis nuk ia ka lejuar.

E do Manchester United, që duket se është gati të bëjë një çmenduri për ta siguruar. Me pak fjalë, ka shumë mundësi që verën e ardhshme të zhvillohet një ankand për këtë djalosh me muskuj të hekurt dhe zemër të artë.

Sipas shtypit italian, bëhet fjalë për një ofertë rreth 120 milionë euro nga ana e “Djajve të Kuq”, një shumë që mund ta bindë presidentin e Napoli-t të hapë negociatat. Gjithesesi, ky operacion do të mund të realizohet vetëm në verë, sepse asnjë lojtar nuk do të largohet nga Napoli në janar.

Related posts

Panucci i jep leksione Dukës dhe kuqezinjve. Ja çfarë ndodh në seancën e parë

Sadik.Autor

Luciano Spalletti: Te Interi për të qëndruar gjatë

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Milan kontakton Barcelonën për Coutinho. Propozojnë në shkëmbim mbrojtësin…

Delo.autor

Leave a Comment