Basketball

NBA/ “All Star Game 2019”, 4 lojtarë kalojnë kuotën 3 milionë votave (FOTO)

Më 17 shkurt, në Charlotte të Karolinës së Veriut, do të luhet ndeshja e madhe e “All Star Game” në NBA, aty ku në fushë do të zbresin basketbollistët më të mirë në botë. Gazetari i njohur i NBA-së, Marc Stein, ka publikuar sot listën e votave të publikut deri në datën 18 janar.

Votimi do të vazhdojë deri më datën 24 janar, kur dhe do të shpallen lojtarët që do të zbresin në fushë. Ashtu sikurse edhe vjet, dy basketbollistët që do të marrin më shumë vota, do të përzgjedhin lojtarët dhe krijojnë skuadrat, të cilat do të marrin edhe emrat e tyre.

Stein, ka publikuar listat e votimit dhe basketbollisti që ka marrë më shumë vota deri më tani është LeBron James (Lakers), me 3.7 milionë vota. Pas tij renditet Giannis Antetokounmpo (Milwaukee) me 3,6 milionë vota, ndërkohë që mbi 3 milionë vota kanë edhe Luka Doncic i Dallas (3.3 milionë) dhe Kyrie Irving i Boston (3.1 milionë). Vetëm i pesti Stephen Curry (Golden State), me 2.9 milionë vota deri më tani.

Related posts

NBA MERR VENDIMIN/ Ja kur do të nisë sezoni 2020-2021

Delo.autor

NBA/ Lakers, LeBron i shkruan një letër Anthony Davis pas titullit kampion

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Dalin detaje të reja: Piloti kishte kërkuar ndihmën e…

F.autor

Leave a Comment