Futboll Seria A Sport

“NËSE FLITET PËR NJË VIJË TË GJELBËRT NË…”/ Inter ka një prioritet në merkato, por është luftë e ashpër me dy gjigantë

Inter ndjek me përqendrim maksimal paraqitjet dhe performancën e Joachim Andersen, mbrojtësit të Sampdoria-s, që ndërkohë ka tërhequr vëmendjen edhe të dy skuadrave të tjera gjigante si Tottenham dhe Juventus. Të paktën kjo është ajo që njofton media sportive më e madhe në Itali, “Gazzetta dello Sport”.

“Dhe nëse flitet për vijë të gjelbërt për të ardhmen e zikaltërve, nuk mundet të mos përmendet emri i Joachim Andersen, 22-vjeçari danez që luan në qendër të mbrojtjes dhe që me performancën e tij po shkëlqen te Sampdoria. Mbi ish-futbollistin e Twente, që tashmë ka arritur një vlerë rreth 25 miionë euro në merkato, janë fokusuar Inter, Juventus dhe Tottenham”, citon gazeta italiane.

Related posts

TELASHE PËR PARTIZANIN/ Mund të humbë edhe Trashin prej sherrit me tifozët (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Cagliari-Inter. Rezultati 0-1

Delo.autor

JANG BOJSAT THYEJNË JUVEN/ Por “ZONJA” mbetet e para. Bajerni BARAZIM spektakli me Ajaksin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment