Futboll Seria A Sport

NUMRAT FLASIN QARTË/ Gattuso është trajner më i mirë se 4 paraardhësit kuqezinj

Ai mbërriti në stolin e Milanit në nëntor 2017, në përpjekje për ta ringjallur ekipin kuqezi nga kriza e rezultateve. Dhe tani, Gennaro Gattuso vjen në fund të një cikli të shkurtër, sa mund të krahasohet me paraardhësin, Montella. Fakt është se deri më tani, Gattuso ka jetuar një aventurë me shumë ulje dhe ngritje si trajner në “San Siro”.

Disa herë, në fakt, sidomos në fazën e parë të këtij sezoni, janë tentuar të bëhen bilance për Gattuso si trajner i kuqezinjve (kur vihej në fije të perit), megjithatë, edhe në momentet më të vështira, ekipi i tij ka qenë gjithmonë në gjendje për ta ngritur kokën. Kjo edhe si meritë e ambicies së tij.

Numrat, në anën tjetër, pavarësisht se stoli i tij nganjëherë nuk duket shumë i fortë, flasin qartë. Gattuso është, midis pesë trajnerëve të fundit që drejtuan Milanin, ai që ka mesataren më të mirë të pikëve.

Që nga dhjetori i vitit 2017 (dita e debutimit të tij kundër Benevento), ish-mesfushori i Milanit e ka drejtuar 43 herë si trajner këtë skuadër në kampionat (59 lojëra ka grumbulluar gjithsej, në të gjitha garat), në të cilat ka marrë 20 fitore, 15 barazime dhe 8 humbje. Të gjitha këto shifra përkthehen në 75 pikë gjithsej. E thënë ndryshe, mesatarisht 1.74 pikë për ndeshje.

Një mesatare sigurisht jo e jashtëzakonshme për ato që janë standardet, me të cilat Milani ishte mësuar në të kaluarën, por gjithsesi më mirë se ata që e kishin paraprirë. Vincenzo Montella, trajneri që zëvendësoi Gattuso, në stolin e Milanit drejtoi 52 ndeshje në Serie A, në periudhën nga mesi i korrikut 2016 deri në nëntor 2017. Në këtë kohë, ai ka arritur 24 fitore, 11 barazime dhe 17 humbje. Të gjitha përkthehen në një mesatare prej 1.6 pikësh për ndeshje.

Duke shkuar më tej, Sinisa Mihajlovic kishte mesatare prej 1.53 pikësh të grumbulluara për ndeshje, ndërsa Filippo Inzaghi 1.37 pikë për ndeshje. Nëse iu referohemi pesë trajnerëve të fundit kuqezi, mesataren absolute më të keqe të pikëve për ndeshje e kishte Cristian Brocchi. Në gjashtë ndeshjet e tij si trajner i Milanit, ai mori 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje (1.33 pikë për ndeshje).

Related posts

Portogali- Spanjë/ Iberikët nuk ndalen shënojnë golin e tret ndaj luzitanve

Sadik.Autor

GARA PËR “KËPUCËN E ARTË”/ Pas largmit të Ronaldos nga La Liga, Real Madrid nuk ka…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Mbrojtësi e mbyll me Vllazninë dhe prezantohet te skuadra e re

Delo.autor

Leave a Comment