Futboll Seria A Sport

PROBLEME TEK JUVENTUSI/ Trajneri Allegri shqetësohet për situatën

Probleme këtë fillimsezon për skuadrën e Juventusit. Trajneri Massimiliano Allegri rrezikon të mos ketë për një muaj një nga lojtarët e tij më në formë. Bëhet fjalë për sulmuesin kroat Mario Mandzukic. Dëmtimi që ai pësoi gjatë stërvitjes pak ditë më parë është më i rëndë nga sa parashikohej.

Mediat italiane konfirmojnë se Mandzukic do të qëndrojë të paktën një muaj pushim, çka do të thotë se ai është në dyshim edhe për ndeshjet që bardhezinjtë do të luajnë në Champions League ndaj Atletico Madrid. Stafi mjekësor ka konfirmuar se tërheqja që kofshë që lojtari ka pësuar të enjten në stërvitje kërkon më shumë kohë për t’u rikuperuar.

Një dëmtim që prish shumë punë për trajnerin Allegri, që humbet një prej lojtarëve më në formë dhe tashmë në sulm do të ketë vetëm Cristiano Ronaldo e Paolo Dybala të gatshëm. Puna për rikuperimin e lojtarit ka nisur, me shpresën që ai të jetë në formë për 20 shkurtin, kur luhet ndeshja e parë në Champions ndaj Atletico.

Related posts

Merkato e nxehtë, Murinho kërkon mesfushorin e Real Madrid

Q.Autor

Simeone beson te Keidi Bare, por e ardhmja e talentit shqiptar vendoset në janar

Q.Autor

Reina i thotë lamtumirë Napolit!

Sadik.Autor

Leave a Comment