Futboll Ligue 1

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ Neymari e bën pushim, PSG harron turpin me 3 gola

Paris Saint-Germain ka luajtur dhe fituar 3-0 pa Neymar, i lënë pushim nga trajneri Tuchel, në fushën e Amiens, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit francez të futbollit.

Cavani ka zhbllokuar takimin me një penallti në minutën e 57-të. Ky ka qenë goli i gjashtë për uruguaianin nga 12 të fundit të realizuar nga PSG-së në Ligue 1.

Vendasit, që kanë mbetur me 10 lojtarë në minutën e 67-të pas kartonit të  dytë verdhë të marrë nga Adenon, janë ndëshkuar nga Kylian Mbappe në minutën e 70-të dhe Marquinhos në të 79-ën.

Mbappe ka shënuar 14 gola në këtë sezon të Ligue 1, vetëm Messi (16) ka shënuar më shumë në pesë kampionatet kryesore të Europës. Ai është një gol larg rekordit personal në kampionatin francez (15 gola me Monaco në sezonin 2016/17).

Kështu, PSG është kthyer te fitorja tri ditë pas eliminimit të turpshëm të pësuar në Kupën e Ligës kundër Guingamp, ekipi që mban vendin e fundit të Ligue 1.

Me tri pikët e marra sot, Parisi kryeson renditjen e kampionatit me 50 pikë, 13 më shumë se Lille e vendit të dytë, që ka luajtur dy ndeshje më shumë. Ecuri e frikshme dhe rekord i ri për PSG, sepse asnjë ekip nuk ka kapur ndonjëherë 50 pikë në 18 ndeshje në Ligën 1 franceze.

Related posts

VDEKJA TRAGJIKE E DAVIDE/ Nëna e Astorit: Faji është i …

Delo.autor

Largimi i mundshëm i Contes nga Chelsea, shfaqet emri i Allegrit si zëvendësues

Q.Autor

Këpuca e Artë, Guri-Sowe nisin sprintin final

Sadik.Autor

Leave a Comment