Futboll Sport

SHPËRTHEN SHTYPI SPANJOLL/ “Juventusi për turp, me 70 milionë euro Iscos i blen vetëm…”

Juventusi po kërkon të rrëmbejë nga Reali i Madridit edhe mesfushorin Isko, pasi arriti që të sigurojë shërbimet e Kristiano Ronaldos verën e kaluar për 100 milionë euro.

Mesfushori spanjoll i “Los Blancos” po kalon një formë jo të mirë dhe me drejtimin e Solarit ai nuk shihet si një lojtar që mund të luajë nga minuta e parë, duke e nisur ndeshjen nga stoli. Por, “Zonja e Vjetër” e konsideron më pak të çmueshëm se sulmuesi portugez, duke e vlerësuar me 70 milionë euro. Ka shpërthyer shtypi spanjoll pas ofertës së bardhezinjve duke mos e mbajtur dot veten.

. Një gazetar i spanjolles “AS”, i quajtur Tomas Ronkero nuk e ka mbajtur dot veten duke deklaruar : “70 milionë euro për Iskon? Juventusit duhet t’i vijë turp. Ka marrë Ronaldon për 100 milionë euro. Me 70 milionë euro mund të blihen vetëm këpucët e mesfushorit. Duhen të paktën 150 milionë për ta blerë këtë lojtar, jo më pak”

Related posts

REKORDE TË REJA/ MESSI dhe CASILLAS rishkruajnë HISTORINË e Championsit

Isa.Autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ “Terminatori” Messi dhe “El Pistolero” Suárez janë “mbretërit” e golave

Delo.autor

MILAN I PAPËRMBAJTSHËM/ Ibrahimovic ndëshkon dhe hesht “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment