Futboll Premier League Sport

TË TËRHIQEM? Mourinho: Nuk dini çfarë ndodhte prapa skenave tek “Djajtë e Kuq”

Jose Mourinho ka deklaruar se është shumë i ri për t’u tërhequr dhe mbyllur karrierën e tij si trajner, teksa ka mbrojtur rekordin e tij nga koha kur udhëhiqte Manchester United. Ish-trajneri i Chelsea, Real Madrid, Inter dhe Porto, u shkarkua nga drejtimi i “Djajve të Kuq”, në dhjetor, pasi udhëhoqi ekipin nga “Old Trafford” në fillimin më të keq të sezonit që nga epoka e Premier League.

“Unë dua të stërvis ende. Kam qenë në futboll prej një kohe të gjatë. Do të bëhem 56 vjeç pas disa javësh. Shumë i ri, jam vërtetë shumë i ri. Unë i përkas futbollit elitar. I përkas futbollit të nivelit më të lartë dhe pikërisht aty do të jem”, deklaroi portugezi për beIN Sports.

Mourinho udhëhoqi United drejt fitimit të dy trofeve në sezonin e tij të parë me “Djajtë e Kuq”, EFL Cup dhe UEFA Europa League, ndërsa në sezonin e dytë u rendit në vend të dytë të klasifikimit në Premier League. Gjithsesi rezultoi i paaftë për të zhvilluar progresin. Përkundrazi, United çaloi ndjeshëm në sezonin 2018-19, me disfatën e rëndë 3-1 ndaj Liverpool, që rezultoi fatale për Mourinho, i shkarkuar menjëherë. Kur u pyet mbi periudhën e kaluar në drejtim të klubit nga “Old Trafford” Mourinho deklaroi se ato që e vështirësuan gjithçka ishin gjërat që ndodhnin jashtë fushës.

“Çfarë nëse ju them për shembull se një nga punët e mia më të mira në karrierë ishte të udhëhiqja Manchester United drejt vendit të dytë në Premier League? Ju do të thoni: ‘ky është i çmendur, ka fituar 25 trofe dhe po thotë se vendi i dytë ishte një prej arritjeve më të rëndësishme në futboll’. Unë vazhdoj ta them atë, sepse askush nga ju nuk e di se çfarë ndodhte prapa skenave”, deklaroi Mourinho.

Related posts

PAS 6 MINUTASH LOJË/ Shikoni super golin e Dybalas që shënon ndaj Frosinones (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Xherdan Shaqiri i papërmbajtshëm, gol dhe asist me fanellën e Çikagos

F.autor

NJË “BOMBË” QË ËSHTË GATI TË SHPËRTHEJË/ A është tatuazhi i Brozoviçit “thumb” për Argjentinën?

F.autor

Leave a Comment