Futboll La Liga Sport

THEKSON DËSHIRAT E BARCELONËS/ Valverde: Duam një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur

Trajneri i Barcelona-s Ernesto Valverde ka theksuar se dëshira e klubit është të gjejë një zgjidhje për Munir El Haddadi në janar dhe jo në merkaton e verës.

54-vjeçari ka sqaruar se klubi katalanas dhe lojtari kanë vendosur të ndahen.

“Munir ka marrë një vendim dhe klubi duhet ta pranojë,” shprehet ai në konferencën e shtypit ditën e mërkurë.

“Duam një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk kam asgjë kundër tij, ai ka luajtur dhe është stërvitur mirë dhe nuk kam se çfarë të shtoj më tepër.”

Më pas Valverde foli për ndeshjen e radhës në Copa del Rey ndaj Levante-s.

“Jemi dy skuadra që shënojnë dhe pësojnë shumë gola,” shton ai. “Është një ndeshje e hapur, megjithëse ne e nisim si favoritë. Levante është një ekip i rrezikshëm. Duam të kalojmë në fazën tjetër.

“Nuk jam dakord me fjalët se Copa del Rey është një humbje kohe. Ajo na jep shumë dhe ne duam të luajmë në finale. Duhet ta provojmë.”

Related posts

Mërgim Berisha shënon gol në Austri, ia dedikon Kosovës

Q.Autor

E ARDHMJA NË UDHËKRYQ/ Mbrojtësin Mërgim Mavraj e kërkon Deportivo e Brescia 

Isa.Autor

Neymar i bindur/ Unë te Reali i Madridit? Gjithçka mund të ndodh por…

Sadik.Autor

Leave a Comment